KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Instituti i Studimeve Politike: Zyrtarët nën hetim ose me masë sigurie duhet të japin dorëheqjen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Instituti i Studimeve Politike: Zyrtarët nën hetim ose me masë sigurie duhet të japin dorëheqjen
AnalizeKryesoreOpinionPolitike

Instituti i Studimeve Politike: Zyrtarët nën hetim ose me masë sigurie duhet të japin dorëheqjen

Përditësimi i fundit: 8 Nëntor, 2025 8:43 pm
221 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

ISP vlerëson se zyrtarët nën hetim zyrtar ose në masë sigurie, pavarësisht nga niveli drejtues në ekzekutiv apo pushtetet e tjera, duhet të japin dorëheqje.

Ky është standardi i aplikuar nga Parlamenti Europian dhe Bashkimi Europian (p.sh., Qatargate 2022), ku zyrtarët u pezulluan nga funksionet dhe grupet politike parlamentare i pezulluan ose përjashtuan nga radhët e tyre. I njëjti standard duhet të aplikohet edhe nga vende që synojnë anëtarësimin në BE, siç është Shqipëria.

Rastet e fundit, kur SPAK ka adresuar akuza zyrtare ndaj disa zyrtarëve të lartë, po injorohen, duke dhënë një mesazh negativ ndaj standardeve të llogaridhënies, etikës, integritetit, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Nga ana tjetër, ISP mbështet edhe standardet etike të PES/EPP, sipas të cilave, zyrtarët e dënuar nuk mund të mbajnë poste drejtuese dhe partitë nuk mund të jenë institucione avokatie mbështetëse për akuzat ndaj zyrtarëve. Në Shqipëri kjo ende nuk po ndodh. Rënia e besimit publik te partitë në rekorde negative historike është pasojë edhe e këtij qëndrimi. Partitë tona politike, sidomos ato që janë pjesë e grupimeve politike në grupet politike në PE/BE duhet të reformojnë aktet e tyre rregullatore dhe të ofrojnë modele pozitive aktiviteti, integriteti dhe përfaqësimi.

Deklaratë lidhur me zyrtarët nën akuzë dhe nevojën e respektimit të standardeve të integritetit:

Ligji 138/2015 promovon nevojën jetike të Shqipërisë për zyrtarë të pastër të zgjedhur/emëruar, si një kusht thelbësor për të garantuar besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, institucioneve të pavarura dhe atyre të krijuara me ligj, të administratës publike, si dhe në veçanti për mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit dhe pushtetit ekzekutiv. Në funksion të tij partitë politike dhe institucionet kanë hartuar e miratuar Kode Etike, si dhe kanë promovuar nisma për dekriminalizim dhe kundër rasteve të korrupsionit/abuzimin me pushtetin.

Pas 10 vitesh ISP konstaton se vendi ndodhet në një fazë kritike, ku institucionet kryesore, përfshirë Kuvendi, Qeveria, Bashkitë dhe partitë politike, në kontrast me deklarimet e tyre etike dhe standardet e integritetit, po vonojnë, shmangin ose refuzojnë mënjanimin nga postet drejtuese të individëve të dënuar, nën akuzë zyrtare apo të përfshirë në aktet ndaluese në Kodet Etike.

ISP vlerëson se zyrtarët nën hetim zyrtar ose në masë sigurie, pavarësisht nga niveli drejtues në ekzekutiv apo pushtetet e tjera, duhet të japin dorëheqje. Ky është standardi i aplikuar nga Parlamenti Europian dhe Bashkimi Europian (p.sh., Qatargate 2022), ku zyrtarët u pezulluan nga funksionet dhe grupet politike parlamentare i pezulluan ose përjashtuan nga radhët e tyre. I njëjti standard duhet të aplikohet edhe nga vende që synojnë anëtarësimin në BE, siç është Shqipëria. Rastet e fundit, kur SPAK ka adresuar akuza zyrtare ndaj disa zyrtarëve të lartë, po injorohen, duke dhënë një mesazh negativ ndaj standardeve të llogaridhënies, etikës, integritetit, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Nga ana tjetër, ISP mbështet edhe standardet etike të PES/EPP, sipas të cilave, zyrtarët e dënuar nuk mund të mbajnë poste drejtuese dhe partitë nuk mund të jenë institucione avokatie mbështetëse për akuzat ndaj zyrtarëve. Në Shqipëri kjo ende nuk po ndodh. Rënia e besimit publik te partitë në rekorde negative historike është pasojë edhe e këtij qëndrimi. Partitë tona politike, sidomos ato që janë pjesë e grupimeve politike në grupet politike në PE/BE duhet të reformojnë aktet e tyre rregullatore dhe të ofrojnë modele pozitive aktiviteti, integriteti dhe përfaqësimi.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është angazhuar në monitorimin e standardeve të integritetit, dekriminalizimit dhe funksionalitetit të partive politike dhe zyrtarëve të zgjedhur/emëruar, si dhe në javët në vijim do të adresojë rekomandime konkrete për reformimin e legjislacionit mbi partitë politike.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Presidenti bullgar paralajmëron BE-në: “Bota serbe”, kërcënim për Ballkanin
Artikulli tjetër Një kontrabandist në krye të Antikontrabandës së Gazhelit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.