KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Detyrimet e prapambetura të Qeverisë u rritën me 48.5% në shtator
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Detyrimet e prapambetura të Qeverisë u rritën me 48.5% në shtator
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Detyrimet e prapambetura të Qeverisë u rritën me 48.5% në shtator

Përditësimi i fundit: 8 Nëntor, 2025 8:49 pm
214 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Detyrimet e prapambetura të qeverisë qendrore kanë shënuar një rritje të ndjeshme në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025, pavarësisht faktit që buxheti i shtetit ka rezultuar me suficit për shkak të mosrealizimit të investimeve publike.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të shtatorit, detyrimet totale të prapambetura në nivel qendror dhe vendor arritën në 12.67 miliardë lekë, nga 9.93 miliardë lekë në qershor — një rritje prej rreth 27.6% brenda tre muajve.

Në këtë total, qeveria qendrore zë pjesën më të madhe, me 7.3 miliardë lekë, kundrejt 4.9 miliardë lekë në qershor, çka përfaqëson një rritje të fortë prej 48.5% vetëm në këtë segment.

Investimet e pashlyera, kategoria me rritjen më të madhe

Në strukturën e detyrimeve, pjesën më të madhe të rritjes e kanë gjeneruar projektet e investimeve, ku detyrimet e pashlyera janë më shumë se dyfishuar – nga 1.8 miliardë lekë në qershor në 4.26 miliardë lekë në shtator. Kjo përbën një rritje prej 131%, duke reflektuar qartë shtyrjet dhe vonesat në pagesat e kontratave publike.

Rritje të ndjeshme janë vërejtur gjithashtu në zërin e mirëmbajtjes, ku detyrimet janë rritur me 72%, si dhe në shërbime, me një rritje prej mbi 30%. Ndërkohë, detyrimet për vendime gjyqësore janë zgjeruar lehtë me rreth 1.6%, ndërsa ato për rimbursimin e TVSH-së kanë mbetur të pandryshuara.

Bashkitë ulin detyrimet, pas paralajmërimit të Ministrisë së Financave

Në kontrast me qeverinë qendrore, pushteti vendor ka arritur të ulë detyrimet e prapambetura gjatë së njëjtës periudhë. Kjo vjen pas paralajmërimit të Ministrisë së Financave, e cila u kishte dhënë bashkive afat deri më 20 korrik për të paraqitur planet e shlyerjes dhe për të frenuar akumulimin e borxheve të reja. Një pjesë e bashkive kanë ndërmarrë masa korrigjuese, duke reduktuar gradualisht stokun e detyrimeve të prapambetura.

Një nonsens fiskal: detyrimet rriten, ndërsa buxheti mbetet me suficit

Paradoksi më i madh që ngre ky bilanc fiskal është fakti që detyrimet e pashlyera janë rritur në mënyrë domethënëse në një periudhë kur buxheti i shtetit vijon të rezultojë me suficit. Thënë ndryshe, para ka, por ato nuk shpenzohen.

Kjo tregon se pavarësisht burimeve të disponueshme, zbatimi i projekteve publike ka qenë i ngadaltë dhe pagesat për kontratat ekzistuese janë shtyrë në muajt në vijim. Rritja e detyrimeve të prapambetura, veçanërisht në zërin e investimeve, përbën një sinjal alarmi për menaxhimin e ekzekutimit buxhetor dhe për disiplinën fiskale të institucioneve qendrore.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një kontrabandist në krye të Antikontrabandës së Gazhelit
Artikulli tjetër Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.