KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Prezantohet linja e parë e riciklimit të qelqit në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Prezantohet linja e parë e riciklimit të qelqit në Shqipëri
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Prezantohet linja e parë e riciklimit të qelqit në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2025 10:53 am
179 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në Shqipëri u prezantua linja e parë e riciklimit të qelqit që përbën një hap të madh drejt trajtimit të qëndrueshëm të rreth 42 000 tonëve mbetje qelqi në vit.

“Albania Glass Recycling” në Bubq të Krujës është kompania e parë e riciklimit të qelqit në Shqipëri, e cila përfaqëson një hap të ri drejt ekonomisë qarkulluese.

Linja e riciklimit u realizua falë mbështetjes së Bashkimit Evropian përmes programit EU4CELC, me mbështetjen e GIZ Albania dhe BMZ, RecycAl – Circular Economy Park.

E ndërtuar nga inxhinierë shqiptarë, linja përpunon deri në 36000 tonë/vit, duke krijuar partneritete me prodhues, shpërndarës dhe bizneset HORECA për ta kthyer qelqin nga landfilli në burim vlere.

Nga ky proces do të dalin dy produkte të qëndrueshme:  VetroPool – rërë qelqi e ricikluar për filtrimin e ujit në pishina;  Terrazo qelqi – material dekorativ për pllaka, dizajn të brendshëm dhe mobilim urban.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë vëren se ky është një shembull konkret i ekonomisë qarkulluese në veprim dhe i partneritetit BE–Shqipëri për një të ardhme më të gjelbër.

Në prezantimin e kësaj nisme të parë të këtij lloji në Shqipëri ishte i pranishëm edhe ministri shqiptar i Mjedisit, Sofjan Jaupaj i cili e cilësoi këtë kompani një shembull të qartë të bashkëpunimit midis qeverisë, sektorit privat dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Kjo kompani do të sjellë rezultate konkrete për një ekonomi më të gjelbër dhe duke ulur volumin e mbetjeve. Gjatë këtij muaji kemi pasur një sërë përurimesh edhe në qytete të tjera sa i takon stacioneve të grumbullimit dhe riciklimit të mbetjeve, ku një pjesë e mirë e mbetjeve riciklohet dhe rikthehet në treg duke ulur edhe numrin e sasisë së mbetjeve në territorin e vendit, por edhe të mbetjeve që përfundojnë në landfille”, theksoi Jaupaj.

Sipas ministrit Jaupaj miratimi në Kuvend i ligjit të ri “Për menaxhimin e mbetjeve”, sjell një qasje të re, por edhe konform legjislacionit të BE-së, ku grumbullimi dhe riciklimi janë në qendër të tij.

Aktualisht, akoma normat e riciklimit janë në 18%. Tregu shqiptar me 870 mijë tonë mbetje që prodhon në vit është një treg i rëndësishëm edhe për ricikluesit.

Shqipëria ka hapur 5 nga 6 grup-kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian dhe pret të hapë të fundit brenda vitit, ku grupkapitulli i mjedisit dhe sigurisë ushqimore mbetet ndër më të rëndësishmit.

 

Marrë nga Europeannewsroom.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë

Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?

“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”

Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 47.5 milionë euro për inceneratorët inekzistentë të Elbasanit e Fierit
Artikulli tjetër Shqipëria dhe Kosova, vendet me moshën mesatare më të re në Evropë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh
Aktuale Fokus Koment Kryesore Rajoni 7 Shtator, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
Kosovë/ Një person vret motrën dhe plagos nënën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 7 Shtator, 2026
Protesta kundër emigracionit në Britani
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.