KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2025 11:44 am
171 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Cikli i ndërtimit, me ulje-ngritjet e tij, veç të tjerash, mund të shndërrohet në një burim të konsiderueshëm rreziku për qëndrueshmërinë financiare të bashkive. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave për periudhën janar–shtator 2025, njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë arkëtuar 28.8 miliardë lekë të ardhura tatimore, ose rreth 7% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Në total, për vitin 2025 janë planifikuar 40.8 miliardë lekë të ardhura vendore, ndërsa deri në fund të 9-mujorit është realizuar rreth 71% e planit vjetor. Brenda kësaj shume, taksat lokale mbeten burimi kryesor, duke zënë 77.4% të të ardhurave tatimore. Megjithatë, struktura e këtyre të ardhurave tregon një varësi të fortë nga ndërtimi. “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja” ka pësuar një ulje prej rreth 3.5 miliardë lekësh në nivel kombëtar, në 9-mujor, krahasuar me vitin e kaluar.

Goditja më e madhe është regjistruar në Bashkinë e Tiranës, ku të ardhurat nga kjo taksë janë 6.2 miliardë lekë më pak se në 9-mujorin e vitit 2024. Të ardhurat e munguara nga lejet e ndërtimit zënë 30.3% të të ardhurave të veta në për bashkinë e Kryeqytetit në buxhetin e këtij viti. Në të kundërt, zërat e tjerë të taksave lokale kanë shënuar rritje të lehtë, ndërsa taksa mbi pasurinë është realizuar në 75% të planit vjetor.

Gjatë vitit 2024, burimi me peshën më të madhe në të ardhurat e veta vendore ishte taksa e ndikimit mbi infrastrukturë, rreth 18.5 miliardë lekë dhe që zuri 42% e të ardhurave të veta vendore. Pavarësisht se në nivel agregat ky burim është më i rëndësishmi për pushtetin vendor, në nivel njësie rreth 77.4% e mbledh vetëm Bashkia Tiranë. Ekspertët theksojnë se ngadalësimi i ndërtimit po shfaqet si rrezik fiskal për bashkitë, të cilat mbështeten kryesisht në të ardhurat nga ky sektor për të ruajtur ekuilibrin buxhetor.

Sipas analizës së të dhënave, autonomia fiskale e pushtetit vendor mbetet ende e kufizuar, ndërsa përballueshmëria afatgjatë e financave vendore varet nga krijimi i burimeve më të qëndrueshme si taksa mbi pasurinë, tarifat e shërbimeve dhe zhvillimi ekonomik lokal. Çdo ngadalësim në ndërtim, përveç efekteve në rritjen ekonomike të vendit dhe në punësim do të ndikojë negativisht te ardhurat e bashkive që janë të varura nga ky tatim dhe sidomos në Bashkinë e Tiranës dhe ato bregdetare ku intensiteti i ndërtimit është më i lartë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër

Gjigandit të kriptomonedhave Binance, i vjedhin 6.3 miliardë dollarë

Kapen në Maqedoni, 2 drejtues të spitalit ‘Sante Plus’/ Akuzohen për mashtrim

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit bën bashkë PS dhe PD, në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit

Mbyllet faza e parë e Superiores, Egnatia shkëlqen në krye, por lufta për titull mbetet e hapur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kriza në Greqi prek edhe orizin e dasmave
Artikulli tjetër Rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria dhe Gjermania

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA/ Mbi 43 milionë amerikanë kanë votuar para kohe
Analize Bota Kryesore Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
PD çon në këshilla bashkiakë draftin alternativ të Reformës Territoriale, me 100 bashki dhe 12 qarqe
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 30 Tetor, 2026
Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Nën presionin e Trump, Ukraina ndalon përkohësisht sulmet ndaj rafinerive ruse
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.