KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në 35 vite, 6730 të vrarë për motive të ndryshme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Në 35 vite, 6730 të vrarë për motive të ndryshme
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Në 35 vite, 6730 të vrarë për motive të ndryshme

Përditësimi i fundit: 17 Nëntor, 2025 7:41 pm
204 Shikime
Share
4 Min. Leximi
partial view of covered corpse and investigator with evidence marker at crime scene
SHARE

“A e dini se sa të vrarë ka për çështjen e pronës në tranzicionin shqiptar? Mbi 10500 të vrarë. Ky është fakt, janë vrarë njerëzit për një gardh, për një kanal”. Kështu tha kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një dalje televizive në kulmin e debatit mbi krimet për motive pronësie.

Një shifër e përafërt, madje edhe më e lartë qarkulloi dendur në media të ndryshme nga politikanë apo analistë, pa verifikuar më parë shifrat zyrtare mbi krimin e vrasjes në vendin tonë.

Debati i gjatë nisi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit më datë 6 tetor të këtij viti, brenda sallës së gjyqit në momentin që gjyqtari shpalli vendimin.

I akuzuari Elvis Shkambi, palë në këtë proces për një dosje pronësie, qëlloi mbi gjyqtarin Astrit Kalaja disa herë, duke i shkaktuar vdekjen. Krahas debatit për masat e sigurisë në ambientet e gjykatave, diskutimet lidheshin mbi motivet e krimeve në vendin tonë, duke e konsideruar si më kryesoren pikërisht konfliktet pronësore që mbyllen me ngjarje tragjike.

Shifrat

Policia e Shtetit në një përgjigje zyrtare për Faktoje.al konfirmoi se nga viti 1990 dhe deri më tani janë shënuar gjithsej 6730 vrasje, për motive të ndryshme. Numrin më i lartë i vrasjeve është regjistruar në vitin 1997, pas shpërthimit të depove të armatimeve, me 1542 “vrasje me dashje”. Edhe dy vitet pasuese janë në shifra të larta, përkatësisht 573 dhe 496. Më pas krimi i rëndë i vrasjeve nis të ulet.

Vrasje për motive pronësie

Në përgjigjen zyrtare, Policia e Shtetit ka renditur edhe motivin e krimeve specifikisht për “pronësi”, por të dhënat për këtë motiv mungojnë nga viti 1990-1997.

Statistikat policore janë më të qarta pas vitit 1998, ku krahas numrit të vrasjeve është caktuar edhe “motivi”, për rastet ku ngjarja është zbuluar.

Nga viti 1998 deri më tani konkretisht “vrasje për motive pronësie” policia thotë se janë 189 raste. Edhe pse në numër më të ulët sesa pretendimet e disa personave publikë, konfliktet për çështjet pronësore janë të larta duke mbajtur peshën kryesore të padive civile dhe penale.

Protesta

Gjatë ditës së sotme dhjetëra banorë të zonave Dukat-Orikum-Tragjas-Radhimë të Bashkisë Vlorë dorëzuan në Prokurorinë Speciale SPAK padi penale për strukturat shtetërore që sipas tyre u kanë mohuar të drejtën e pronësisë, apo përfshirje kryesisht të zyrtarëve të Kadastrës në falsifikim dokumentesh dhe tjetërsim të pronave.

Përfundimi

Çështjet pronësore mbesin ndër problematikat më të medha në vend, duke u bërë shpesh objekt konfliktesh të dhunshme me pasoja të rënda.

Por shifra e Lapajt se janë mbi 10 mijë të vrarë për motive pronësie nuk qëndron, duke iu referuar të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit e cila thotë për Faktoje.al se nga viti 1990 deri më tani janë regjistruar 6730 të vrarë për motive të ndryshme.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Paga minimale 500 €, qeveria përgjysmon ndihmën e premtuar ndaj biznesit
Artikulli tjetër Këshilli i Sigurimit miraton planin e paqes për Gazën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.