KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Reforma e re Zgjedhore/ Mazhoranca dhe opozita nisin punën me mosbesim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Uncategorized > Reforma e re Zgjedhore/ Mazhoranca dhe opozita nisin punën me mosbesim
Uncategorized

Reforma e re Zgjedhore/ Mazhoranca dhe opozita nisin punën me mosbesim

Përditësimi i fundit: 18 Nëntor, 2025 6:32 pm
173 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Mazhoranca dhe opozita nisën së bashku punën për një reformë të re zgjedhore, por me qëndrime të ndara për atë se çfarë prisnin nga funksionimi i komisionit të posaçëm dypalësh.

Socialistët në pushtet kërkojnë që procesi të nisë me çështje teknike që kanë konsensus dhe të kenë si udhërrëfyes rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa opozita paralajmëroi se çdo reformë do të ishte e pavlefshme nëse mungon vullneti politik për të zbatuar ligjin.

Mbledhja u hap nga bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri, i cili propozoi që puna të niste nga probleme që nuk kanë ngarkesë politike, siç është ligji për financimin e partive. “Të bëjmë një reformë reale, konsensuale, të plotë siç kemi bërë në vitin 2020, 2012 e të tjerë”, tha Gjiknuri, duke renditur si prioritete depolitizimin e administratës zgjedhore dhe barazinë në fushatë.

Sipas Gjiknurit, përfshirja e ekspertëve të ODIHR-it do të shërbente për të çliruar palët nga ngarkesa politike. “Nuk është një proces që secili të vijë me listën e dëshirave të tij, por të ketë një standard dhe shtrat të propozimeve që vijnë nga ekspertët e organizatave”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, bashkëkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, solli në vëmendje precedentin e vitit 2020, duke akuzuar socialistët për “prerje në besë” përmes ndryshimit të njëanshëm të sistemit zgjedhor. “E gjitha u përmbys me një ndryshim të njëanshëm… që sot është i imponuar dhunshëm dhe është një nga faktorët kryesorë që dëmtojnë pluralizmin politik në parlament”, tha Bylykbashi.

Për demokratët, problemi nuk qëndron te nenet e ligjit, por te zbatueshmëria e tyre. “Ne mund të shtojmë nene pafund, por për sa kohë del kryeministri dhe thotë nuk e zbatoj, ligji është kinezëri, çdo reformë zgjedhore nuk ka efekt”, theksoi Bylykbashi, duke kërkuar një qasje gjithëpërfshirëse për trajtimin e problematikave.

Komisioni u ngrit pas negociatave PS-PD, duke përfshirë edhe partitë e vogla me më shumë se dy deputetë. Megjithatë, Agron Shehaj, drejtues i partisë opozitare ‘Mundësia’, refuzoi pjesëmarrjen, duke akuzuar dy partitë e mëdha për pakte politike në dëm të partive të reja.

Punimet e komisionit nisin në një klimë të tensionuar, vetëm disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku PS siguroi një mandat të katërt me 83 mandate. Opozita dhe raporti përfundimtar i ODIHR evidentuan probleme serioze në këtë proces, përfshirë përdorimin e burimeve shtetërore, presionin mbi administratën dhe përfshirjen e elementëve kriminalë në blerjen e votave.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ish-Drejtori i Përgjithshëm: Policia, e çakorduar në protestë

Si dështoi rivlerësimi i pronave për të ulur çmimin e apartamenteve!

Rama i publikoi foton e tij, protestuesi i përgjigjet

Media greke për mashtrimin me call center-at, në Tiranë

Përse Netanyahu dhe Trump kishin të drejtë për Iranin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Interneti në “paralizë”! Sistemi mbrojtës Cloudflare goditi “website”-t kryesore dhe u bllokoi punën
Artikulli tjetër A është gati të shpërthejë flluska e AI dhe çfarë po i tremb analistët?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.