KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Moti i keq! Jugu nën ujë, veriu zbardhet nga dëbora
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Moti i keq! Jugu nën ujë, veriu zbardhet nga dëbora
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Moti i keq! Jugu nën ujë, veriu zbardhet nga dëbora

Përditësimi i fundit: 22 Nëntor, 2025 6:13 pm
172 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pas reshjeve të shiut, në zonën e Qafë Thores kanë nisur reshjet e para të borës. Rruga mbetet e hapur për qarkullim, por autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes dhe të kenë zinxhirë me vete, në rast se bora shtohet.

Nga ana tjetër problemet vijonë në jug dhe juglindje të vendit, ku ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu nga Saranda tha se 1500 hektarë tokë janë nën ujë në mbarë vendin, për shkak të reshjeve intensive të shiut gjatë ditëve të fundit. Ministri bëri me dije se në mbarë vendin rreth 200 familje u evakuuan nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve, nga të cilët 150 janë rikthyer në shtëpitë përkatëse, ndërsa pjesa tjetër është strehuar në konvikte.

Pirro Vengu; Praktikisht rreth 1500 hektarë janë nën ujë, 500 hektare bashkitë Lezhë dhe Kurbin, pastaj pjesa e Devollit dhe Maliqit ku ujërat kanë rënë por sërish ka siperfaqe te permbytura. Kemi gjithashtu Vjosën dhe Semanin me një sipërfaqe të konsiderueshme brenda argjinaturave, por që kërcënojnë disa fshatra dhe së fundmi padyshim edhe Saranda e prekur në mënyrën masive me 500 hektarë në ujë në momentet që flasim. Gjithashtu konsiderohet se rreth 200 familje janë evakuar në rang vendi, 150 prej tyre janë rikthyer në banesë dhe 50 prej tyre gjenden në konvikte. Të gjitha forcat aktualisht janë të përqëndruara në rehabilitimin e argjinaturave të dëmtuara. 

Dëmtimet duhet të kuptojme se kanë ndodhur për efekt të intensitetit të madh të rreshjeve, pavarësisht se të gjitha mjetet kanë qenë në dispozicion dhe vijojnë punën në momentet që flasim. Argjinatura e Bistricës së Madhe ka pësuar çarje të paktën katër vende dhe ajo që po realizojmë në bashkëpunim me bashkinë, me skuadrat xheniere të forcave të armatosura dhe me disa operatorë privatë është nga të dyja frontet nga ana e Çukës, sidomos sot po veprojmë për të përmbyllur të gjitha pikat ku është ndërprerë argjinatura. Kjo do na mundësojë uljen e nivelit të ujërave në gjithë zonën, futjen në funksion të hidrovorit dhe stabilizimin e të gjithë situates brenda dy ditësh.

Një tjetër front pune ka të bëjë me ardhjen në ndihmë të të gjithë blegtorëve të zonës, të cilët kanë pësuar dëme, do të thoja, të konsiderueshme. Presupozohet që gjysma e krerëve të regjistruar në zonën e Sarandës praktikisht kanë pësuar shumë dëme në stallat përkatëse dhe gjysma e bagetive kanë ngordhur dhe duhet të bëjmë inventarizimin, evadimin e tyre për efekt shëndetësor dhe veterinar. Pastaj do të kalojmë në fazën e shpërblimit të dëmeve siç i takon secilit prej blegtorëve. 

Atë që mund t’ju them është se në rang vendi kemi tre situata aktualisht shqetësuese, sidomos në zonën e Semanit, ku praktikisht në Kallm, në Belinë dhe në Roskovec forcat janë në terren. Lumi nuk ka shkuar përtej argjinaturave, por praktikisht është duke cënuar disa zona bujqësore. Mund t’ju themi që nga të dhënat paraprake kemi përafërsisht 20 ura të dëmtuara zakonisht ura që mund të rehabilitohen shpejt, por kemi dhe ura që kërkojnë një rehabilitim tërësor sidomos në zonën e Glinës në Dropull.

Ndërkohë situata në Qarkun Lezhë vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve me intensitet të ulët deri mesatar, të cilat kanë krijuar vështirësi në tre bashkitë e qarkut.

 

Marrë nga Zeri.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama: “Pranojmë që, SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqipëria”

Panik në Greqi, Kreta goditet nga tërmeti me fuqi 5.7 ballësh

Kontenieri nga Durrësi niset gabimisht në Greqi

Kapja e Maduro-s përfundon në skandal

Izraeli dhe Libani akuza njëri-tjetrit për shkelje të armëpushimit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kriza e arsimit rural/ Shkolla pa fëmijë dhe klasa kolektive
Artikulli tjetër 5 orë seancë! GJKKO le në fuqi masat për Belinda Ballukun

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Sherr me thika mes pronarëve të lokaleve në Korçë, tre të plagosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 24 Prill, 2026
Mungesa e karburanteve – shkurtimet dhe shtrenjtimet
Aktuale Analize Bota Ekonomi Sociale 24 Prill, 2026
Rusia bllokon naftën kazake për Berlinin
Aktuale Analize Bota Ekonomi Politike 24 Prill, 2026
Adams dhe Rama përballen me akuza për korrupsion
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.