KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skandal në Vlorë/ Shtëpia e Foshnjës pa drejtor e pa fëmijë, por me 11 mln lekë shpenzime mujore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Skandal në Vlorë/ Shtëpia e Foshnjës pa drejtor e pa fëmijë, por me 11 mln lekë shpenzime mujore
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Skandal në Vlorë/ Shtëpia e Foshnjës pa drejtor e pa fëmijë, por me 11 mln lekë shpenzime mujore

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2025 6:35 pm
259 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një prej shembujve më flagrant të abuzimit me fondet publike po ndodh në Vlorë, ku Shtëpia e Foshnjës, një institucion që sipas të dhënave zyrtare nuk ka pasur asnjë fëmijë në kujdes që prej vitit 2023, vazhdon të konsumojë çdo muaj shuma të konsiderueshme nga buxheti i shtetit, sikur të ishte ende një strukturë funksionale dhe e domosdoshme për komunitetin.

Dokumentet financiare zbulojnë një realitet të pabesueshëm, rreth 11 milionë lekë të vjetra paguhen çdo muaj për një ndërtesë ku nuk jeton, nuk trajtohet dhe nuk kujdeset asnjë fëmijë. Në letër, institucioni figuron aktiv. Në terren, është një godinë e heshtur, e mbyllur, pa zë dhe pa jetë, që prej më shumë se një viti.

Megjithatë, pavarësisht se shërbimi nuk ekziston më, pagat vazhdojnë të derdhen pa asnjë ndërprerje.

Më shumë se 10 punonjës marrin rrogë mujore, edhe pse institucioni tërësisht nuk ushtron më asnjë funksion. Çdo muaj, shteti paguan administratë, për një strukturë që realisht nuk ka asgjë për të administruar.

Por pjesa më absurde, më tronditëse dhe më fyese për qytetarët është fakti që vazhdojnë të paguhen roje sigurie, të cilët ruajnë një godinë bosh. Pagesat kapin shifrën e 970 mijë lekëve të vjetra në muaj, vetëm për të “mbrojtur” muret dhe dyert e një ndërtesë që nuk ka as staf aktiv, as fëmijë, as proces pune.

Kjo nuk është hera e parë që Shtëpia e Foshnjës në Vlorë del në qendër të abuzimeve. Një emision investigativ disa vite më parë zbuloi se institucioni kishte shpenzuar 700 mijë lekë të vjetra për servis makine, në një kohë kur nuk zotëronte asnjë automjet në pronësi të saj.

Pra, abuzimet financiare në këtë institucion nuk janë të reja ato thjesht janë mbuluar dhe harruar me kalimin e viteve.

Nga informacionet e siguruara së fundmi, rezulton se institucioni nuk ka aktualisht as drejtor. Emrat e raportuar vite më parë janë larguar, kanë dhënë dorëheqje ose nuk figurojnë më në dokumentet e fundit. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar për një drejtues të ri dhe gjithashtu nuk ekziston asnjë komunikim publik nga Bashkia Vlorë apo institucionet e tjera përgjegjëse.

Dhe pikërisht këtu lind pyetja më e rëndësishme: Nëse nuk ka drejtor, kush i firmos, kush i kontrollon dhe kush i administron fondet?

Ironikisht, ky skandal ndodh në një kohë kur dhjetëra familje shqiptare jetojnë në kufijtë e mbijetesës. Në Vlorë e në mbarë vendin ka familje që nuk arrijnë të sigurojnë as ushqimet bazë, ndërkohë që shteti shpenzon miliona për një godinë pa funksion vetëm për të mbajtur gjallë një strukturë administrative që ekziston vetëm në letra.

 

Marrë nga JOQ

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Patos–Marinza, “zonë rreziku”, pa monitorim
Artikulli tjetër Qukës–Qafë Plloçë, rruga 260 milion euro shembet nga shiu i parë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.