KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria planifikon 10 milionë euro për të mbyllur fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria planifikon 10 milionë euro për të mbyllur fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

Qeveria planifikon 10 milionë euro për të mbyllur fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier

Përditësimi i fundit: 26 Nëntor, 2025 1:15 pm
161 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në fillim të korrikut, landfilli i mbetjeve që duhej të përpunoheshin në inceneratorin jofunksional të Elbasanit u përfshi nga flakët. Ky nuk ishte një incident i veçuar, por një ngjarje e përsëritur për të disatin vit radhazi, ndërsa drejtuesit e kompanisë publike që menaxhon landfillin fajësuan mbushjen tej kapaciteteve dhe temperaturat e larta.

Pasi shpenzoi miliona euro për ndërtimin e inceneratorëve që nuk funksionojnë, qeveria ka vendosur që të shpenzojë sërish para të tjera për të mbyllur venddepozitimet e mbetjeve në Elbasan dhe në Fier.

Zëvendësministrja e Mjedisit, Elda Xhumari, pranoi të martën në Kuvend se një transfertë e pakushtëzuar e qeverisë, e dedikuar për njësitë e vetqeverisjes vendore do të shkojë në fakt për mbylljen e fushave të mbetjeve në Elbasan dhe Fier, ku një tjetër incenerator i ndërtuar me paratë publike nuk është funksional.

“Në këtë kuadër është evidentuar nevoja për rishikim në shpërndarjen e fondeve në qarkun Fier dhe Elbasan për shkak të mbylljes së venddepozitimeve ekzistuese dhe mungesës së kapaciteve përpunuese me qëllim menaxhim e qëndrueshëm dhe të barabartë territorial,” tha Xhumari duke folur para Komisionit parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Fondi të cilit iu referua zv.ministrja është 1 miliardë lekë, që në buxhetin e ri janë të dedikuara si transfertë e pakushtëzuar për të gjitha bashkitë “për menaxhimin e mbetjeve urbane”. Opozita shprehu shqetësim për rialokimin e këtyre fondeve pa një strategji të qartë për vendosjen në punë të inceneratorëve, ku janë hedhur tashmë miliona euro.

“Pse nuk vini në punë inceneratorët, por harxhoni 1 miliardë lekë për mbylljen e impianteve të mbetjeve,” e pyeti deputeti i PD-së, njëkohësisht nënkryetar i këtij komisioni, Blendi Himçi, i cili nënvizoi se inceneratori i Elbasanit kishte punuar vetëm disa ditë që nga ndërtimi i tij, ndërsa ai i Fierit nuk ishte vendosur asnjëherë në funksion.

Xhumari nuk iu përgjigj pyetjes në mënyrë të qartë, por tha se “është bërë një vlerësim dhe për vitin 2026 është parashikuar që të hartohen planet për të dy venddepozitimet e mbetjeve”.

Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro, ndërsa ai i Fierit rreth 32 milionë euro, ndërsa të dy objektet sot ndodhen nën sekuestro nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pas zbulimit të një afere korruptive në dhënien e kontratave koncensionare për ndërtimin e tyre.

Bashkia e Elbasanit pranoi krizën e menaxhimit të mbetjeve, dhe në gusht të këtij viti, kërkoi sërish ndihmën e qeverisë për të ndërtuar një landfill të ri ose për të zgjeruar venddepozitimin ekzistues.

Incenerimi u mbrojt fort nga kryeministri Edi Rama si një zgjidhje përfundimtare e problemit me plehrat duke dhënë në një hark kohor të pak viteve 3 kontrata koncensionare për ndërtim inceneratorësh në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Të tre këto objekte janë sot nën sekuestro shtetërore me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), hetimet e së cilës kanë çuar para drejtësisë një dyzinë zyrtarësh shtetërorë me akuzat e korrupsionit, pastrim të parave dhe shpërdorimit të detyrës.

Pasi shpenzoi një dekadë duke investuar qindra-milionë euro për inceneratorët, qeveria shpalli një reformë të re për menaxhimin e mbetejeve duke iu rikthyer hirearkisë së menaxhimit të mbetjeve me prioritet ndarjen në burim, ripërdorimin, riciklimin dhe kompostimin.

Në këtë frymë u miratua në Kuvend një nismë ligjore që parashikon kthimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, AKEM, në një shoqëri aksionere përgjegjëse për menaxhimin fundor të mbetjeve në të gjithë Republikën dhe vendosjen e bashkive në pozitat e klientëve të kësaj shoqërie për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve.

Dispozitat ligjore të ligjit të ri i mëshojnë parimit “ndotësi paguan” duke nënkuptuar rritje të tarifave dhe kostove për menaxhimin e mbetjeve, por pa arritur të ofrojnë një faturë transparente financiare se sa realisht do t’u kushtojë taksapaguesve zbatimi i tyre.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës

Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars

“Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet

E-Albania sërisht jashtë funksionit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turqi, shpërthim në një Gjykatë, plagoset një punonjës
Artikulli tjetër Shqiptarët pesimistë për blerje banese në 2025

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

One Albania/ Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG, mediat hungareze flasin për faliment
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
TAP-i ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta çojë gazin
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
Të indeksuarit!
Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Prill, 2026
Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.