Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë, ku një sasi eksplozivi ka shpërthyer në bodrumin e Gjykatës së Sanliurfas, në Turqinë juglindore.
Bëhet me dije se nga shpërthimi ka mbetur një punonjës i gjykatës, i cili ndodhet jashtë rrezikut.
Në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Yılmaz Tunç, i cili shkruan në rrjetet sociale, se shpërthimi ka ndodhur rreth orës lokale 15:00.
“Një shpërthim ndodhi në zyrën e sigurisë gjyqësore të Gjykatës së Urfas rreth orës 15:00, për një arsye aktualisht të panjohur. Një nëpunës gjyqësor u plagos në këmbë dhe është në vetëdije, jashtë rrezikut”, tha ai.
Ndërsa bëhet me dije se zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar me nxitim në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihet se cilët janë autorët.
Marrë nga Aa.com.tr