Një 30-vjeçare shqiptare është arrestuar së fundmi në Belgjikë pasi kishte kthyer banesën e saj në ‘shtëpi bari’.
Banesa e shqiptares ndodhet në zonën e Ëellen teksa gjatë një kontrolli policor u zbulua. E reja shqiptare kultivonte kanabis brenda në shtëpi ku u gjetën ret 125 bimë gati për tu korrur. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, banesa kishte kohë që funksiononte si e tillë. E reja shqiptare u arrestua dhe u dërgua përpara një gjykatësi, i cili e ka atë në burg.
Ndërkohë po sot një gjykatë në Leuven dënoi gjashtë shqiptarë me akuzën e kultivimit, posedimit dhe shitjes së kanabisit në kuadër të një organizate kriminale.
Shqiptarët morën dënime duke nisur nga 40 muaj, 30 muaj, 2 vite dhe 12 muaj përfshi këtu edhe gjoba që nisnin nga 8 mijë deri në 20 mijë euro. Po ashtu ata duhet të paguajnë edhe 42 mijë euro dëme për kompaninë energjetike për vjedhjen e energjisë elektrike.
Marrë nga Newsbomb.al