KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Plakja e popullsisë rrit nevojat e shërbimeve shëndetësore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Plakja e popullsisë rrit nevojat e shërbimeve shëndetësore
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Plakja e popullsisë rrit nevojat e shërbimeve shëndetësore

Përditësimi i fundit: 2 Dhjetor, 2025 1:15 pm
139 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas pandemisë “Covid-19”, nevojat për financimin e shërbimeve publike të shëndetësisë janë rritur më shumë sesa ndan buxheti i shtetit për këtë sektor, ndryshe nga fushat e tjera të shërbimeve publike.

Një analizë e Kuvendit të Shqipërisë për deputetët tregoi se sektori shëndetësor ka më shumë nevoja për financime sesa parashikohen, duke dëshmuar për dobësitë në programim dhe mos-ndarje të drejtë të buxhetit sipas nevojave.

Në vitin 2021 shpenzimet faktike për Ministrinë e Shëndetësisë ishin 78,361 milionë lekë, ndërsa parashikimet ishin 70,998 milionë lekë, 7,363 milionë lekë ose 110.37% më shumë se plani.

Në vitin 2022 shpenzimet faktike ishin 77,225 milionë lekë, ndërsa ato të parashikuara ishin 74,572 milionë lekë, ose 103.56%. Në 2023 shpenzimet ishin të njëjta me programin, por në 2024 shpenzimet faktike ishin 78,795 milionë lekë ose 4.24% më shumë se buxheti në dispozicion.

Në vitin 2021 dhe 2022, pandemia e COVID-19 mund të ketë shkaktuar nevojën për më shumë shpenzime në sektorin e shëndetësisë, siç janë blerjet e pajisjeve, ilaçeve dhe kostot për kujdesin e pacientëve, duke çuar në një tejkalim të parashikimeve. Ky mund të ketë kontribuar në realizimin e shpenzimeve që janë më të larta sesa ishin parashikuar.

Viti 2025 ende nuk është mbyllur, por kërkesat e spitaleve dhe sektorit shëndetësor publik po vijnë në rritje nga plakja e popullsisë dhe barra më e madhe e sëmundjeve.

Në shërbimin spitalor parashikimet për fondet i bëjnë shefat e pavioneve. Por shpesh disa shërbime përballen me flukse më të larta se të dhënat historike. Duke qenë se shefat e shërbimeve janë mjekë dhe nuk e kanë parësore planifikim-menaxhimin, ndoshta profesionistët e ekonomisë mund të bënin parashikime më të sakta.

Rritja e kërkesës për shërbime shëndetësore në vendin tonë po rritet me shpejtësi dhe flukset janë shumë me të mëdha në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

Megjithë nevojat e larta për financime, buxheti për shëndetësinë ka pësuar ulje si në raport me PBB-në ashtu edhe me shpenzimet e përgjithshme buxhetore.

Nga viti 2021 në 2026, pjesa e buxhetit të shtetit e dedikuar për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale ka rënë nga 11.3% në 9.3%, një ulje prej rreth 2 pikë përqindje në pesë vjet. Ka një rritje nominale të buxhetit të shëndetësisë (si vlerë absolute), por ka një ulje të rëndësisë relative të këtij sektori në buxhetin e përgjithshëm të shtetit.

Gjithashtu, nga 2021 në 2026, shpenzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale si pjesë e PBB-së kanë rënë nga 4.22% në 2.97%, nivele shumë më të ulëta se vendet e rajonit dhe të BE-së që financojnë 4–9% të PBB-së për nevojat shëndetësore.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fermerët “paralizojnë” Greqinë, protesta edhe sot! Paralajmërohet bllokimi i porteve
Artikulli tjetër Rusia pretendon se ka marrë edhe dy qytete ukrainase

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.