KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë, KQZ-ja nuk i certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kosovë, KQZ-ja nuk i certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit
AnalizePolitikeRajoniZhvillim

Kosovë, KQZ-ja nuk i certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Përditësimi i fundit: 11 Dhjetor, 2025 11:46 am
215 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ) nuk i ka certifikuar të mërkurën kandidatët e Listës Serbe për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, vetëm një javë pasi dështoi t’ia ndalonte pjesëmarrjen në këto zgjedhje partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Ky është tentimi më e fundit në një varg përpjekësh të dështuara të disa anëtarëve të komisionit për t’ia pamundësuar kësaj partie pjesëmarrjen në zgjedhje qoftë parlamentare apo lokale në vend.

Me dy vota kundër, gjashtë abstenime dhe tri për, 33 kandidatët e Listës Serbe nuk u certifikuan pavarësisht se Zyra për Regjistrimin e Partive Politike kërkoi certifikimin e tyre duke thënë se emrat e tyre nuk bien ndesh me ligjin për zgjedhjet.

“Lista me kandidatë është verifikuar bazuar në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Nga të dhënat e pranuara nga institucionet e vendit, del se asnjë kandidat nuk bien ë kundërshtim me ligjin për zgjedhjet”, tha kryetari i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, Besnik Buzhala.

Anëtarët e partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, votuan kundër.

Kurteshi nuk dha ndonjë arsye pse votoi kundër, por tha shkurtimisht se “jam kundër certifikimit të Listës Serbe bashkë me kandidatët e saj”.

Anëtarët e partive të tjera politike shqiptare në KQZ abstenuan nga votimi.

Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Votimi i së mërkurës vjen vetëm pak ditë pasi PZAP-ja e urdhëroi KQZ-së ta zhbëjë vendimin e 2 dhjetorit për moscertifikimin e Listës Serbe dhe urdhëroi pjesëmarrjen e saj në zgjedhje, duke thënë se komisioni nuk ka ofruar “asnjë arsyetim” për vendimin e marrë.

Paneli tha se Lista Serbe i kishte plotësuar kushtet e parapara me ligj për pjesëmarrje në zgjedhjet e këtij muaji.

Bashkësia ndërkombëtare e dënoi atë vendim të komisionit, siç ka bërë edhe në të kaluarën, pasi partia më e madhe e serbëve të Kosovës është përballur me përpjekje të vazhdueshme këtë vit për të mos ia lejuar pjesëmarrjen në zgjedhje qoftë parlamentare apo lokale.

Kjo është hera e katërt që KQZ-ja nuk e certifikon fillimisht këtë parti apo kandidatët e saj, pasi ngjashëm veproi edhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në të gjitha rastet, PZAP-ja i ka rrëzuar vendimin e KQZ-së kundër saj.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe i fitoi 9 prej 10 ulëse të garantuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, ajo i fitoi të gjitha 10 komunat me shumicë serbe në zgjedhjet lokale të tetorit, duke u rikthyer në pushtet pasi i kishte braktisur institucionet e Kosovës më 2022.

Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme këtë muaj sepse partia në pushtet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti në dy përpjekje ta marrë mbështetjen e Kuvendit për një mandat të ri.

Ajo i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, por 48 ulëse në Kuvend ishin të pamjaftueshme për të qeverisur e vetme dhe ajo nuk gjeti një partner për të formuar qoftë edhe një qeveri të pakicës prej 61 ulësesh në Kuvend.

 

Marrlë nga Radio Evropa e Lirlë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump-i prezanton “vizat e arta” në vlerë 1 milion dollarë
Artikulli tjetër BE përshpejton riatdhesimet në fushatën kundër migrimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.