KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Turizmi “shëndosh” bilancin e pagesave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Turizmi “shëndosh” bilancin e pagesave
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Turizmi “shëndosh” bilancin e pagesave

Përditësimi i fundit: 11 Dhjetor, 2025 12:29 pm
193 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Bilanci i llogarisë korente, që mat hyrjet dhe dalët e valutës nga vendi, rezultoi pozitiv për të tretin vit radhazi në tremujorin e tretë të vitit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e tretë 2025 bilanci i llogarisë korente ishte pozitiv në vlerën e 658 milionë eurove. Suficiti i llogarisë korente shënoi një rritje të fortë me 90% (rreth 312 milionë euro) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Suficiti i tremujorit të tretë solli edhe daljen e përkohshme të ekonomisë shqiptare nga pozicioni i jashtëm negativ. Për të gjithë 9-mujorin e parë, bilanci i llogarisë korrente ishte pozitiv në vlerën e 51 milionë eurove, ndërkohë që një vit më parë kishte shënuar një deficit në vlerën e 233 milionë eurove.

Kjo është hera e parë që ekonomia shqiptare shënon një bilanc të jashtë pozitiv për 9-mujorin. Një bilanc i tillë ishte shënuar paraprakisht në vitin 2023, por u korrigjua me rishikimin e mëvonshëm të të dhënave nga Banka e Shqipërisë.

Kontributin kryesor në suficitin e tremujorit të tretë edhe këtë vit e ka dhënë turizmi.

Të ardhurat në zërin e udhëtimeve për tremujorin e tretë shënuan një vlerë rekord prej 2.3 miliardë eurosh, në rritje me 21.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa të ardhurat neto, duke zbritur flukset dalëse, shënuan gjithashtu vlerën rekord të 1.3 miliardë eurove, në rritje me 28% krahasuar me vitin e kaluar.

Për të gjithë 9-mujorin 2025, të ardhurat neto nga turizmi arritën në 2.1 miliardë euro, në rritje vjetore me 19.6%.

Turizmi vazhdon të jetë kontribuuesi kryesor në zërin e të ardhurave në bilancin e pagesave të vendit. Madje, këtë vit, rritja e turizmit në statistikat e bilancit të pagesave rezulton më e mirë se vitin e kaluar.

Përveç turizmit, në përgjithësi sektori i shërbimeve vazhdon të japë një kontribut të lartë në rritjen e eksporteve të vendit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në total sektori i shërbimeve realizoi një bilanc neto në vlerën e gati 1.9 miliardë eurove për tremujorin e tretë, me një rritje prej 26.7% krahasuar me një vit më parë.

Për të gjithë 9-mujorin, shërbimet sollën të ardhura neto në ekonomi në vlerën e pothuajse 3.5 miliardë eurove, në rritje me 16.4% krahasuar me një vit më parë.

Kontribut pozitiv në bilancin e llogarisë korente vazhdojnë të japin edhe remitancat. Për 9-mujorin, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 817 milionë eurove, në rritje me 5.8% krahasuar me një vit më parë. Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë ringritur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korente të vendit.

Ndërkohë që bilanci i llogarisë korente është përmirësuar falë efektit pozitiv të shërbimeve dhe remitancave, bilanci tregtar në mallra vazhdon të përkeqësohet.

Për tremujorin e tretë, deficiti tregtar në mallra arriti në 1.61 miliardë euro, në rritje me 10.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të gjithë 9-mujorin, deficiti arriti në 4.37 miliardë euro, 7.9% më shumë krahasuar me një vit më parë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Paratë që emigrantët sollën në shtëpi arritën rekord
Artikulli tjetër Rritet përdorimi i teknologjisë! Mbi 45% e popullsisë blejnë online

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.