KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shkurtohet koha e shitjes së pronave të krimit, për herë të parë edhe kriptovalutat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shkurtohet koha e shitjes së pronave të krimit, për herë të parë edhe kriptovalutat
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Shkurtohet koha e shitjes së pronave të krimit, për herë të parë edhe kriptovalutat

Përditësimi i fundit: 19 Dhjetor, 2025 11:10 am
304 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, duke sjellë dy risi kryesore: përfshirjen e monedhave virtuale në kuadrin ligjor dhe shkurtimin e ndjeshëm të kohës së shitjes së pasurive të sekuestruara.

Sipas dokumentit të publikuar nga Ministria e Brendshme, projektligji synon të adresojë boshllëqet praktike që janë evidentuar gjatë zbatimit të ligjit aktual, veçanërisht në rastet kur objekt i sekuestrimit apo konfiskimit janë pasuri të reja financiare, si kriptovalutat.

Për herë të parë, monedhat virtuale trajtohen qartë si pasuri që mund të administrohen, ruhen dhe shiten nga shteti, përmes rregullave që do të përcaktohen më tej me akte nënligjore të Këshillit të Ministrave.

Një tjetër element kyç i projektligjit është ndërhyrja në aspektin procedural, duke synuar minimizimin e kohës dhe afateve të shitjes së pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Qeveria argumenton se proceset aktuale janë të gjata dhe shpesh çojnë në zhvlerësim të pasurive, duke ulur përfitimin financiar për shtetin.

Sipas relacionit shoqërues, përshpejtimi i shitjes së aseteve pritet të sjellë rritje të të ardhurave për buxhetin e shtetit, si dhe për fondet e posaçme që përdoren për shërbime sociale dhe institucionale. Në këtë këndvështrim, ndryshimet ligjore kanë edhe një dimension financiar dhe fiskal, përtej funksionit penal të konfiskimit.

Projektligji parashikon gjithashtu forcimin e bashkërendimit mes organeve të drejtësisë, institucioneve administrative dhe pushtetit vendor në proceset e sekuestrimit dhe konfiskimit, me qëllim shmangien e bllokimeve dhe vonesave që janë konstatuar deri tani.

Dokumenti pranon në mënyrë indirekte se administrimi i pasurive të sekuestruara, veçanërisht i aseteve digjitale si kriptot, ka qenë një sfidë për institucionet, duke e bërë të domosdoshëm një rishikim të kuadrit ligjor ekzistues. Projektligji është tashmë në fazë konsultimi publik dhe pritet të pasurohet me sugjerime përpara se të depozitohet për shqyrtim në Kuvend.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria synon centralizimin e menaxhimit të ndërtimeve pa leje, të konfiskuara
Artikulli tjetër Zgjerohet flota e mjeteve elektrike/ Mbi 5 300 regjistrime të reja, në 11 muaj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.