KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Andis Papa “bleu” 10 mln euro çokollata me paratë e AKSHI-t, dëshmia e biznesmenit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Andis Papa “bleu” 10 mln euro çokollata me paratë e AKSHI-t, dëshmia e biznesmenit
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinion

Andis Papa “bleu” 10 mln euro çokollata me paratë e AKSHI-t, dëshmia e biznesmenit

Përditësimi i fundit: 23 Dhjetor, 2025 10:56 am
328 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Hetimet e SPAK në dosjen AKSHI, përtej ndikimit të grupit kriminal, kanë zbuluar edhe një skemë të transferimit dhe pastrimit të parave. Vetëm në 3 vite, përfshi 2018–2020–2021, plot 10 milion euro i janë kaluar me fatura një distributori çokollatash dhe biskotash.

Sipas dosjes, ku i proceduar është edhe biznesmeni Rogers Rryta, rezulton se ai së bashku me babain kanë një biznes MEGA DISTRIBUTION të tregtisë import–eksport të produkteve ushqimore dhe veshjeve.

Sipas Rogers Rrytës dhe deklarimeve të tij përpara BKH, ai thotë se tek produktet ushqimore kanë përfaqësinë e kompanisë ULKER dhe tregtojnë kryesisht këto produkte.

Para hetuesve ai deklaron me përgjegjësi se tregtojnë vetëm produkte ushqimore dhe veshje dhe se nuk kanë asnjë lidhje me fushën e teknologjisë apo produkte IT.

Po ashtu, ai ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie tregtare me kompanitë Fastech dhe Soft & Solution, por se nuk mban mend si ka nisur kjo marrëdhënie kur ai ka qenë administrator i Mega Distribution.

Deklarimi i biznesmenit Rogers Rryta:

“Lidhur me kreditimet me fonde të vazhdueshme gjatë viteve 2018, 2020 dhe 2021, në shumë totale mbi 10 milion euro në llogaritë bankare të subjektit të tij, në bankat BKT dhe Credins, në monedhën euro, USD dhe ALL, deklaron se janë pagesa ndaj faturave që bëhen për shitjet. Këto fatura lidhen me shitjen e çokollatave dhe biskotave. Këto fonde janë përdorur për të vazhduar aktivitetin tregtar që ai ka. Nuk ka dijeni për aktivitetin tregtar që kryejnë subjektet ‘Fastech’ sh.p.k. dhe ‘Soft & Solution’ sh.p.k. Nuk njeh shtetasin Ermal Beqiri, nuk ka pasur ndonjëherë marrëdhënie me të. Nuk njeh shtetasin Andis Papa, nuk ka pasur ndonjëherë marrëdhënie me të. Në të njëjtin qëndrim deklaron edhe lidhur me shtetasit Ergys Agasi dhe Mirlinda Karçanaj.”

Ndërsa pronari i Fastech, Andis Papa fillimisht ka deklaruar se blerjet nga Mega Distribution në masën 10 milionë uro përfaqësonin shërbime teknologjie, por kur është vënë përpara fakteve nga hetuesit e BKH se Mega shiste vetem cokollata dhe biskota ka ndryshuar version.

“Sic ju thashë nuk e di mire cfarë kemi blerë. Kemi bërë dhe kontrata me këtë shoqëri. Mbaj mend që ata sillnin produkte nga Turqia.”

Ndaj biznesmenëve Rryta dhe Papa, SPAK dhe GJKKO kanë caktuar masën e sigurisë bllokim pasaporte, ndërsa hetimet vijojnë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhje nën hijen e krimit dhe parave, si anon gara në favor të pushtetit
Artikulli tjetër Mbyllet mbledhja e Etikës, Sekretariati tërhiqet për vendim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.