Policia ka goditur një grup kriminal me 33 persona që shiste lëndë narkotike në Tiranë.
Blutë sqarojnë se në pranga kanë rënë 22 persona, ku pesë janë arrestuar më herët gjatë fazës hetimore, ndërsa gjashtë të tjerët janë ende në kërkim.
Në pranga kanë rënë Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.
Sipas njoftimit, gjatë operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 10 kg Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete, 28 celularë, 6 peshore elektronike; 3 000 euro.
Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Mësohet se grupi shpërndante lëndë narkotike me taksi dhe me motoçikleta të picave.
Konkretisht, me taksi lëvizte Olsi Mici, ndërsa me motoçikletë të shpërndarjes së picave, i loguar me nje brand ndërkombëtar, ishte Erdison Gjella.
Gjithashtu mësohet se në mesin e të arrestuarve është edhe një ish-ushtarak, Dylber Alijaj.
Po ashtu bëhet me dije se të përfshishë në këtë grupin ishin edhe dy drejtorë të lartë të kompanisë celulare One Albania. Konkretisht bëhet fjalë për Erald Sina dhe Artan Pullazi, të cilët rezultojnë në listën me 33 masa sigurie.
Mësohet se Erald Sina, ishte me detyrë Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania dhe Artan Pullazi, Team Leader në ONE Albania.
Marrë nga Dosja.al