KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Raportimi i KLSH-së, në Kuvend, “mbahet peng” nga Komisioni i Ekonomisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Raportimi i KLSH-së, në Kuvend, “mbahet peng” nga Komisioni i Ekonomisë
AktualeKorrupsionOpinion

Raportimi i KLSH-së, në Kuvend, “mbahet peng” nga Komisioni i Ekonomisë

Përditësimi i fundit: 26 Korrik, 2024 7:40 am
242 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kontrolli i Lartë i Shtetit është i vetmi institucion i pavaruar që nuk ka përfunduar procedurën e raportimit në Kuvend për këtë sesion parlamentar, pasi raportimi i këtij institucioni vijon të jetë i hapur në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, si komision përgjegjës për të dërguar rezolutën mbi punën e këtij institucioni në seancë plenare.

Të enjten gjatë punimeve të Kuvendit, opozita kërkoi që të futej në rend dite dhe raportimi i KLSH-së, duke akuzuar mazhorancën se po shkel Kushtetutën duke mohuar këtë procedurë ligjore.

“Është e papranueshme që KLSH është i vetmi institucion që lihet pa raportuar,” tha në seancë kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi , duke cituar nenin përkatës që detyron KLSH-në t’i paraqesë raportin vjetor Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e quajti të drejtë kërkesën dhe i bëri thirrje komisionit të Ekonomisë të vijojë punën për përmbylljen e procesit të raportimit dhe hartimit të rezolutës.

Por kryetari i këtij komisioni, Eduart Shalsi, pretendoi se KLSH nuk i kishte dhënë përgjigjet e kërkuara nga deputetët në këtë komision, edhe pse janë zhvilluar disa seanca dëgjimore me kreun e tij, Arben Shehu gjatë ditëve të fundit.

Ai tha se komisioni nuk ishte sqaruar se pse është kërkuar shkarkim nga detyra për drejtoreshën e buxhetit në Ministri të Financave, Mimoza Dhëmbi, pse ska kallëzim për skandalin e Onkologjikut, për këshilltarët e jashtëm të punësuar në institucion, etj..

I pyetur nga BIRN, Shalsi tha se “Komisioni po vijon punën dhe nuk është ende gati” dhe se ishte në tagrin e këtij komisioni afati i përmbylljes së procesit.

Raportimi i kreut të KLSH-së në këtë komision është shoqëruar me tensione dhe me akuza të opozitës për Shalsin dhe deputetët e tjerë të PS-së se po ushtronin presion politik mbi një institucion të pavarur. Vetë Shehu disa herë i gjeti si të papërshtatshme, intimiduese dhe fyese për punën e institucionit pyetjet e deputetëve socialistë.

Në seancën e së enjtes, Kuvendi miratoi me 90 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër projektvendimin “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik”, një strukturë që pritet të ketë në objekt të punës së saj punën e KLSH-së. Pavarësisht konsensusit politik nisma është kritikuar nga opozita si një tentativë për cenimin e pavarësisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në këtë seancë, Kuvendi miratoi rezolutat për punën e institucioneve të pavarura që raportojnë  në Kuvend dhe konfirmoi me shumicë të thjeshtë votash listën e dalë nga shorti i tretë për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se, nëse Kuvendi nuk arrin 2/3-at në votimin e tretë atëherë kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Si rrjedhojë kandidatët Bledar Bajri dhe Albens Tabaku zgjidhen anëtarë të KLGJ-së dhe Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji zgjidhen anëtarë në KLP.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Egnatia fiton në Islandë. Më pranë kualifikimit
Artikulli tjetër “Sunny Hill Festival”, në natën e parë, me yllin Bebe Rexha

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare
Analize Bota Finance Politike Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.