KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të Kosovës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të Kosovës
AktualeKryesoreOpinionPolitikeRajoni

BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të Kosovës

Përditësimi i fundit: 30 Dhjetor, 2025 9:06 am
490 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, presin shumë shpejt që të formohen institucionet e reja të Kosovës dhe nënvizojnë nevojën e ratifikimit të marrëveshjeve nga Plani i Rritjes së BE-së, në mënyrë që Kosova të përfitojë nga ato mjete.

Në një deklaratë të përbashkët të Kaja Kallas dhe Marta Kos pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën në Kosovë më 28.12, ato thonë se “Procesi zgjedhor dëshmoi një përkushtim të fuqishëm ndaj parimeve demokratike, pas një bllokade politike pas zgjedhjeve të shkurtit të vitit 2025”.

“Presim tani një konstituim të shpejtë të parlamentit dhe formim të qeverisë dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet Qeveria duhet t’i dyfishojë përpjekjet drejt reformave aq të nevojshme që lidhen me BE-në. BE-ja merr parasysh pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve dhe partive të tyre politike në zgjedhje”, thuhet në letër.

BE vazhdon vëzhgimin edhe pas zgjedhjeve

Bashkimi Evropian kishte dërguar një mision vëzhgimi të zgjedhjeve në Kosovë dhe ky mision, sipas dy zyrtareve të larta të BE-së, Kallas dhe Kos, do të mbetet në Kosovë për ta ndjekur vazhdimin e procesit paszgjedhor.

“Presim nga Parlamenti që sapo të konstituohet t’i ratifikojë marrëveshjet nga Plani i Rritjes. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një instrument i kufizuar kohor i miratuar për periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027 dhe është në interes të Kosovës që ratifikimi të ndodhë sa më parë që të jetë e mundur për t’i shfrytëzuar të gjitha mundësitë që jep ky plan në dobi të popullit të saj”, thuhet më tej në letër. Dy zyrtaret e larta të BE-së, Kallas dhe Kos, bëjnë të ditur se BE-ja tashmë ka nisur heqjen e masave ndaj Kosovës.

“Asistenca financiare prej 216 milionë eurosh është liruar tashmë pas transferimit të qetë të pushtetit lokal pas zgjedhjeve të fundit. Ne po ashtu synojmë lirimin e 205 milionë eurosh tjera në pjesën e hershme të vitit të ardhshëm”, thuhet në deklaratë.

Dialogu me Serbinë e vetmja rrugë drejt integrimeve evropiane

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, u rikujtojnë autoriteteve kosovare detyrimet që dalin nga procesi i dialogut me Serbinë si e vetmja rrugë drejt integrimeve evropiane.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, proces i lehtësuar nga BE-ja, vazhdon të jetë e vetmja rrugë që të dyja palët të arrijnë progres në rrugëtimin evropian. Presim që të gjitha obligimet që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, si dhe ato të mëhershme nga dialogu, të zbatohen pa vonesa të reja dhe pa parakushte. BE mbetet e gatshme të mirëpresë një takim të nivelit të lartë sapo të përmbushen kushtet”, thuhet në këtë deklaratë.

Bashkëpunimin me institucionet e reja që do të formohen pas zgjedhjeve të së dielës e premtoi edhe ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Rainer Rudolph, duke uruar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve.

“Përgëzoj Kosovën për zgjedhjet e qeta dhe demokratike. Do të bashkëpunojmë me institucionet që do të formohen”, shkroi Rudolph në rrjetin social X.

Kurti: Bashkëpunim me partitë opozitare për marrëveshjet ndërkombëtare

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partia e të cilit i fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28.12 dhe i cili pritet të jetë kryeministër edhe për një mandat katërvjeçar, tha se “sapo të certifikohen rezultatet përfundimtare, do të krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë punën”. Ndër punët e para ai përmendi marrëveshjet ndërkombëtare, për çka, siç tha, i duhet bashkëpunim me partitë opozitare.

“Na pret Plani i Rritjes i BE-së në vlerë 880 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë 120 milionë. Pra mbi 1 miliardë. Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, marrëveshjet e mira dhe për interesin publik të qytetarëve”, deklaroi Albin Kurti.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kurti: Shumë shpejt do t’i krijojmë institucionet e reja
Artikulli tjetër Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.