KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Auditimi i KLSH-së nxjerr në pah abuzimet në kaskadën e Drinit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Auditimi i KLSH-së nxjerr në pah abuzimet në kaskadën e Drinit
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionZhvillim

Auditimi i KLSH-së nxjerr në pah abuzimet në kaskadën e Drinit

Përditësimi i fundit: 30 Dhjetor, 2025 11:50 am
499 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka realizuar një auditim në Korporatën Eletroenergjetike Shqiptare, KESH, në lidhje me zbatimin e projektit “Fuqia energjitike dhe siguria e digës në kaskadën e Drinit”.

Sipas auditimit të KLSH, zbatimi i projektit ka hasur problematika serioze në planifikimin e procedurave të shërbimeve të konsulencës dhe në menaxhimin e afateve, duke sjellë tejkalim të afateve të parashikuara në marrëveshjen e huasë. Megjithëse qëllimi i projektit është realizuar brenda vlerës totale të huasë, mosrespektimi i afateve ka sjellë pasoja financiare.  Si rezultat i shtyrjes së disbursimeve dhe mosrespektimit të skedulit të financimit, Ministria e Financave ka paguar ndaj KfW 382,498 euro komisione disbursimi, të cilat përbëjnë kosto shtesë për buxhetin e shtetit dhe për projektin investues.

Marrëveshja e nënhuasë dhe detyrimet e pashlyera të KESH

Në bazë të marrëveshjes së huasë, është lidhur Marrëveshja e Nënhuasë nr. 7551/2, datë 06.01.2016, midis Ministrisë së Financave dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH SHA), ku detyrimet financiare (pagesa e huasë, interesit, komisioneve dhe afatet përkatëse) i janë transferuar KESH SHA.

Auditimi konstaton se për shkak të paaftësisë paguese të KESH SHA, detyrimet ndaj KfW janë shlyer nga Ministria e Financave. Si pasojë, deri më 31.12.2024, KESH SHA ka krijuar një detyrim të mbartur ndaj Ministrisë së Financave në shumën 13,273,274 euro. Nga ana tjetër, disbursimi i huasë nuk është kryer sipas afateve të parashikuara, çka ka detyruar miratimin e ndryshimit të skedulit të pagesave me VKM nr. 405, datë 19.06.2019. Megjithatë, auditimi evidenton se Marrëveshja e Nënhuasë nuk është përshtatur me këto ndryshime, duke krijuar mungesë koherence mbi detyrimet reale që KESH SHA ka ndaj buxhetit të shtetit.
Pagesa të kryera nga Ministria e Financave dhe ekspozimi financiar i KESH

Referuar marrëveshjes së huasë, shlyerja duhej të bëhej në 13 këste të barabarta gjashtëmujore. Nga auditimi rezulton se Ministria e Financave ka paguar 370,584 euro për interesa (deri më 31.12.2024), 12,307,692 euro për principal dhe 594,998 euro për komisione.

Këto pagesa, sipas Marrëveshjes së Nënhuasë, janë detyrim i KESH SHA dhe mosshlyerja e tyre ka ngarkuar buxhetin e shtetit me kosto shtesë. KLSH thekson se mospagesa e detyrimeve të kredisë e ekspozon KESH SHA ndaj pasojave financiare, përfshirë edhe të drejtën e Ministrisë së Financave për konfiskimin e të ardhurave nga shitja e energjisë.

Probleme në kontratat e konsulencës: rritje e pajustifikuar e vlerës dhe afateve

Auditimi ka evidentuar problematika serioze në zbatimin e kontratës së konsulencës midis KESH SHA dhe shoqërisë F, me nr. 200966531, datë 22.11.2017. Kontrata është ndryshuar 5 herë, duke rritur vlerën nga 372,000 euro në 1,526,204 euro, zgjatur afatin nga 10+6 muaj në 96 muaj.

KLSH vlerëson se këto ndryshime kanë deformuar procesin e prokurimit, duke ndikuar negativisht në konkurrencë dhe transparencë. Po ashtu, KESH SHA nuk ka kryer monitorim mbi përmbushjen e zërave të preventivit dhe nuk ka hartuar raporte mbi angazhimin e stafit, kohën dhe mjetet e përdorura.

Shkelje në rimbursimin e TVSH-së dhe procedurat tatimore

Një tjetër gjetje e rëndësishme lidhet me rimbursimin e TVSH-së për kontratat e konsulencës. KESH SHA ka rimbursuar TVSH-në e faturave të konsulentëve pa dokumente justifikuese për deklarimin dhe pagesën e saj, në kundërshtim me legjislacionin tatimor shqiptar.

Në projektin “Implementimi i Qendrës së kontrollit dhe monitorimit të HEC-eve në kaskadën e Drinit”, për periudhën 2019–2023, janë paguar 11,673,731 lekë për TVSH të rimbursueshme ndaj një kompanie zvicerane, pa dokumentacion të plotë. Gjithashtu, nuk janë mbajtur relacione për prezencën fizike të stafit të huaj në Shqipëri, çka cenon zbatimin e marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Probleme në marrjen në dorëzim të aktiveve

Në lidhje me dorëzimin e punëve civile dhe pajisjeve, auditimi konstaton se procesi i marrjes në dorëzim është kryer nga Njësia e Menaxhimit të Projekteve sipas kontratës, por nga ana e KESH SHA nuk është respektuar Udhëzimi nr. 30, datë 27.12.2011, për menaxhimin e aktiveve në sektorin publik, konkretisht pikat 42 dhe 43 mbi marrjen në dorëzim të aktiveve të furnizuara.

Rekomandimet e KLSH-së 

Në përfundim, KLSH rekomandon që KESH SHA dhe Ministria e Financave të reflektojnë të gjitha ndryshimet e marrëveshjes së huasë në marrëveshjen e nënhuasë; të hartohet një skedul i qartë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura; KESH SHA të parashikojë fondet për shlyerjen e huasë në programin e saj ekonomik-financiar; të përmirësohet planifikimi, monitorimi dhe kontrolli i projekteve me financim të huaj, si dhe të respektohet legjislacioni tatimor dhe procedurat për rimbursimin e TVSH-së. Auditimi evidenton se, megjithëse projekti ka rëndësi strategjike për sigurinë energjetike dhe mbrojtjen e popullatës, mangësitë në menaxhim dhe financim kanë sjellë kosto shtesë dhe rreziqe financiare të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës do të ulë çmimin për ngrohjen
Artikulli tjetër “Kërcet” arma në Lezhë, gjendet i vrarë një shtetas

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.