KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Kryemadhit?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Kryemadhit?
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Kryemadhit?

Përditësimi i fundit: 12 Janar, 2026 12:57 pm
158 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Një muaj pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta për akuza të korrupsionit dhe pastrimit të parave, Gjykata e Posaçme vendosi në nëntor 2024 sekuestrimin preventiv të dy vilave në zonën rezidenciale “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Vilat ishin në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi – gjithashtu të pandehura në të njëjtin procedim penal me Metën. Sipas arsyetimit të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë, vilat u sekuestruan mbi bazën e nenit 36 të Kodit Penal si pasuri që “rrjedhin ose fitohen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga kryerja e veprës penale si dhe të çdo pasurie tjetër, vlera e së cilës i korrespondon asaj të produkteve të veprës penale”.

Në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit e ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke çliruar nga sekuestroja njërën prej vilave në pronësi të Fatime Kryemadhit. Vendimi u la më pas në fuqi nga Gjykata e Lartë.

Ish-president Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, gjendet në arrest prej 21 tetorit 2024 për akuzat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, ndërsa ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi dhe nëna e saj po hetohen në gjendje të lirë. Meta dhe Kryemadhi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë konsideruar hetimin si politik. Dosja u dërgua për gjykim më 29 gusht, por gjykata nuk është shprehur ende për kalimin ose jo për gjykim të çështjes në themel, pasi seancat janë shtyrë.

Sipas përmbledhjes së arsyetimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që BIRN e siguroi përmes një kërkese për të drejtë informimi, dy vilat objekt sekuestrimi në pronësi të Fatime dhe Monika Kryemadhit janë përfituar nëpërmjet kontratave të shkëmbimit të lidhura me një shoqëri që ka ndërtuar mbi truallin në pronësi të tyre, duke u vlerësuar si pasuri me burime të ligjshme.

Ndaj edhe arsyetimi gjyqësor u fokusua mbi konceptin e sekuestrimit ekuivalent – një term që sipas Kodit Penal nënkupton bllokimin e një vlere të barabartë me produktin e veprës penale.

Sipas vendimit të gjykatës, Fatime Kryemadhi dyshohet se ka ndihmuar Metën dhe Kryemadhin në akuzën e pastrimit të parave, përmes investimit të 846 mijë eurove në blerjen e apartamenteve për llogari të tyre, apartamente të cilat janë shitur më pas.

Monika dhe Fatime Kryemadhi kanë pretenduar në ankim se në rastin e tyre, kanë munguar kushtet për të vendosur sekuestro preventive për dy vilat, si dhe se mungonte arsyetimi i vendimit, si një nga elementët e procesit të rregullt ligjor. Ato pretenduan se edhe në rastin e sekuestros preventive, duhet të provohet se sendi ka shërbyer, është destinuar ose përbën produktin e veprës penale.

Gjyqtarja e Apelit, Igerta Hysi vëren se ligjvënësi ka njohur në ligjin procedural penal tre lloj sekuestrosh, në ndihmë të procedimit penal, të cilat dallohen nga emërtimi dhe nga qëllimet që ndjekin. Në vijim, ajo argumenton se konfiskimi ekuivalent ose i barazvlershëm është në thelb sanksionues, pasi synon kapjen e pasurive me një vlerë të barabartë me shumën e korrupsionit të konstatuar.

Po ashtu, gjyqtarja Hysi vlerëson se metodologjia e ndjekur nga SPAK për përcaktimin e vlerës së dy vilave të sekuestruara nuk është i drejtë dhe ligjor. Sipas saj, vlera e përcaktuar në kontratat e blerjes së objekteve të ngjashme me vilat objekt sekuestro, përfaqëson çmimin e dakordësuar me vullnet të lirë ndërmjet palëve kontraktuale, që jo detyrimisht i korrespondon vlerës reale të pasurisë objekt kontrate.

Apeli vëren se dy vilat rrjedhin nga burim i ligjshëm, e për këtë arsye prokuroria duhet të tregojë një kujdes të veçantë në verifikimin e vlerës së kësaj pasurie, duke e realizuar me ekspertë të fushës, në vlerën që ajo ka në momentin e caktimit të masës.

Gjyqtarja Hysi çmon se, bazuar në një vlerësim real të pasurisë së të pandehurës Monika Kryemadhi, zbatimi i masës së sekuestros preventive mbi pasurinë e nënës së saj, mund të jetë i papërshtatshëm. Sipas gjykatës, vetëm sekuestrimi ekuivalent i vilës së Monika Kryemadhit, është i aftë të përmbushë qëllimet e ligjvënësit për garantimin e marrjes së produktit të veprës penale të kryer prej saj.

“Nëpërmjet sekuestrimit ekuivalent, ligjvënësi synon konfiskimin e pasurisë së ligjshme në këmbim të vlerës së produktit nga vepra penale, e për rrjedhojë kërkohet që masa e sekuestrimit të kufizohet vetëm brenda vlerës së produktit, pra të mos e tejkalojë këtë vlerë. Synimi i ligjvënësit në këtë rast është të sigurojë marrjen e vlerës së produktit të veprës penale nga ai që është pasuruar padrejtësisht,” arsyeton Hysi.

Nisur nga fakti se nuk provohet një vlerë më e lartë nga produkti i veprës penale të pastrimit nga ai i krimit kryesor, si dhe në mungesë të ndonjë përfitimi apo avantazhi ekonomik nga Fatime Kryemadhi, Gjykata e Posaçme e Apelit vlerësoi se sekuestrimi ekuivlent mbi vilën në pronësi të saj nuk është i përshtatshëm.

Në përfundim, bazuar në këto arsyetime, gjyqtarja Hysi ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë përsa i përket sekuestrimit të vilës së Monika Kryemadhit dhe ka liruar banesën e nënës së saj, Fatime Kryemadhi nga sekuestroja preventive.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria i hap rrugën sekuestrimit të kriptovalutave
Artikulli tjetër Tiranë-Durrës, korsitë e reja hapen këtë muaj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.