KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat

Përditësimi i fundit: 12 Janar, 2026 1:10 pm
308 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria renditet mes vendeve me transparencën më të ulët për pabarazinë ekonomike, sipas Indeksit të Transparencës së Pabarazisë (Inequality Transparency Index – ITI), një matje globale e publikuar nga World Inequality Lab në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

Harta më e fundit tregon se vendi ynë bën pjesë në grupin e shteteve që publikojnë pak ose aspak të dhëna të plota mbi shpërndarjen reale të të ardhurave dhe pasurisë, duke e bërë të vështirë kuptimin e pabarazisë së vërtetë në shoqëri.

Indeksi ITI mat transparencën nga 0 në 20 pikë, duke vlerësuar cilësinë, shpeshtësinë dhe aksesueshmërinë e të dhënave për të ardhurat dhe pasurinë.

Shqipëria shfaqet në kategoritë e ulëta të indeksit, krah vendeve të tjera të Ballkanit dhe Afrikës, ndërsa Europa Veriore dhe disa vende të zhvilluara renditen me transparencën më të lartë.

Asnjë shtet në botë nuk ka arritur ende pikët maksimale, çka tregon se mungesa e të dhënave mbi pabarazinë është një problem global, por më i theksuar në vendet në zhvillim.

Raporti vjen në një moment kur pabarazia ekonomike po thellohet. Edhe pse bota është bërë shumë më e pasur gjatë dy shekujve të fundit, përfitimet e rritjes ekonomike janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë.

Të ardhurat mesatare globale janë rritur ndjeshëm, por një pjesë shumë e madhe e pasurisë dhe e të ardhurave është përqendruar në duart e një pakice të vogël, ndërsa miliona njerëz vazhdojnë të jetojnë me mundësi të kufizuara ekonomike.

Sipas World Inequality Lab, mungesa e transparencës krijon terren për keqinformim dhe politika joefektive. Kur të dhënat mbi të ardhurat dhe pasurinë nuk publikohen rregullisht ose nuk janë të aksesueshme për publikun, debatet mbi pabarazinë rrezikojnë të mbështeten në hamendësime dhe jo në fakte. Indeksi ITI synon të ushtrojë presion mbi qeveritë që të publikojnë të dhënat që zotërojnë, duke kombinuar anketat familjare me të dhënat administrative tatimore.
Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nuk ndalet shtrenjtimi i cigareve, parashikohet rritje tjetër e çmimit
Artikulli tjetër PS dhe PD refuzojnë të gjithë kandidatët për Komisioner kundër Diskriminimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.