KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Intriga për arbitrazh?/ Loja e pistë e Pacollit me Aeroportin e Vlorës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Intriga për arbitrazh?/ Loja e pistë e Pacollit me Aeroportin e Vlorës
FokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Intriga për arbitrazh?/ Loja e pistë e Pacollit me Aeroportin e Vlorës

Përditësimi i fundit: 19 Janar, 2026 11:56 am
223 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Më 8 maj të vitit të kaluar Behgjet Pacolli u ul në pistën e Aeroportit të Vlorës me një charter Embraer ERJ 145 të marrë me qira nga Travelcoup. Shqipëria ishte vetëm 3 ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që do të përcaktonin shumicën qeverisëse për katër vitet e ardhshme dhe ky ishte fluturimi, të cilën propaganda e qeverisë e shiti si inaugurimin e Aeroportit të Vlorës.

Për të festuar ngjarjen historike, në Vlorë kishin shkuar dy njerëzit më të rëndësishëm të qeverisë, kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij Belinda Balluku. Behgjet Pacolli mbuloi fillimisht me elozhe Edi Ramën, por nuk u kursye me lëvdatat as për Belinda Ballukun. Vetëm 3 ditë para zgjedhjeve.

“Merreni me mend, kjo zonjë shumë herë ka telefonuar furnitorët tanë, që edhe vet unë nuk i njoh ata njerëz. Kjo i ka gjetur, i ka telefonuar, u ka thënë çfarë duhet bërë. Dhe ata telefonin mua, më thonin Xhoni çfarë po ndodh, sot na ka marrë në telefon zv/kryeministrja e Shqipërisë. Kështu që kjo bëhët vetëm për shkak të dëshirës shumë të madhe për vendin, dashurisë për punën,” tha Pacolli, teksa të pranishmit, por mbi të gjithë Rama me Balluku buzëqeshnin vesh më vesh.

Por nuk kaloi shumë kohë dhe Behgjet Pacolli, ose Xhoni siç e quan veten në Perëndim, u zhvendos nga mjalti tek helmi. Kur shpërtheu konflikti mes tij dhe aksionerit tjetër Valon Ademi, Pacolli doli në Opinion ku deklaroi se Belinda Balluku i kishte imponuar turqit e Yda Group si aksionerë në aeroportin e Vlorës.

“Gjatë takimit me Ballukun, unë kuptoj që ministrja i propozoi atij (turkut të YDA) që të marrë pjesë në këtë investim,” tha Pacolli në një intervistë në Opinion.

Kjo deklaratë në fakt është autokuzë që e bën Pacollin direkt bashkëpunëtor në krim. Sipas vetë fjalëve të tij, i gjithë tenderi për dhënien me koncesion të Aeroportit të Vlorës ka qenë i manipuluar dhe fituesit e kontratës u paracaktuan në zyrën e Ballukut.

Por kjo dekaratë ishte vetëm çelja e siparit, që më vonë do të pasohej nga një tjetër lojë. Kohët e fundit Behgjet Pacolli është duke sponsorizuar një fushatë të gjerë mediatike, ku po shtyn në publik tezën se aeroporti i Vlorës është një aferë korruptive e Belinda Ballukut dhe se 47 për qind e aksioneve që kërkohen nga ortaku i minorancës, Ademi, janë në fakt aksionet e Belinda Ballukut. Këtë është duke e bërë prapa kuintave përmes disa agjensive PR-i.

Por teza e re që po servir Pacolli në publik ngre një pyetje thelbësore. Kur e mësoi ai se gjysma e aksioneve të aeroportit ishin të Ballukut?

Zakonisht rryshfetet dakordësohen përpara dhënies së tenderit. Nëse aksionet janë të Ballukut ashtu siç thotë Pacolli tani nga pas kuintave, apo të Ballukut dhe Ramës ashtu siç thoshte dikur nëpër tavolina, atëherë Behgjet Pacolli e ka pranuar këtë pazar korruptiv që ditën kur mori koncesionin e aeroportit. Kjo e bën atë bashkëautor në krim.

Sigurisht të gjitha këto janë akuza që do të duhet të verifikohen nga prokuroria. Por ndryshimi i shpeshtë i qëndrimeve të Pacollit për aeroportin e Vlorës ngre një dyshim të madh. Ky është arbitrazhi.

A është loja që po bën Pacolli me aeroportin e Vlorës, përgatitja e terrenit për abritrazh? Kjo nuk do të ishte aq e pamundur duke patur parasysh rekordet që ka zoti Pacolli në të kaluarën, ku i mori para edhe Kosovës në arbitrazh.

Sepse aktualisht ka dy gjëra në publik. Pacolli ka marrë 100 milionë euro kredi në një marrëveshje të dyshimtë me një guackë në Luksemburg dhe hedh akuza në publik se aksionet u përcaktuan në zyrën e Ballukut. Këtu një gjë është e sigurt: kjo nuk është betejë për moral, as për drejtësi.

Nëse ato që thotë Pacolli janë të vërteta, atëherë ai ka firmosur kontrata mbi një projekt që paska qenë i korruptuar, ka marrë financime mbi gënjeshtra dhe ka ekspozuar Shqipërinë ndaj një skandali ndërkombëtar. Nëse janë të pavërteta, atëherë po krijohet qëllimisht një krizë për të aktivizuar mekanizmat e kredisë me Delphos-in, e cila do ta çonte aeroportin e Vlorës në duar të panjohura dhe do ta ekspozonte Shqipërinë përballë rreziqeve të mëdha financiare.

Kur aksionari kryesor i një projekti strategjik del dhe e hedh baltë publikisht mbi të, kjo bie shumë erë. Ndaj e gjitha kjo ngre dyshime për një lojë të pistë financiare me qëllime të tjera nga pas. Sepse në cdo rast Pacolli del gjithmonë 100 milionë euro në xhep. Kurse shqiptarët marrin kusuret e pazareve të tij.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A duhet të lihet lidhja e Tropojës me Shqipërinë në duart e privatit?
Artikulli tjetër Statkraft përmbyt fermerët e Kuçovë,s me shkarkimet nga Banja

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.