KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë
AktualeAnalizePolitikeRajoni

Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë

Përditësimi i fundit: 20 Janar, 2026 10:40 am
409 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, njoftoi të hënën se do të japë dorëheqje, duke i nxitur thashethemet se ai do ta themelojë partinë e vet politike për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Radev – i cili kishte mandat në këtë post kryesisht ceremonial deri në janar të vitit 2027 – tha se të martën do ta dorëzojë dorëheqjen në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Nëse i pranohet, ai do të zëvendësohet nga nënpresidentja Iliana Iotova deri në zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Radev, i cili ka shprehur skepticizëm ndaj hapit të fundit të Bullgarisë për t’iu bashkuar euros dhe ka shfaqur qëndrime miqësore ndaj Kremlinit lidhur me luftën në Ukrainë, u zgjodh president në vitin 2016 dhe sërish në vitin 2021.

“Sot, për herë të fundit, ju drejtohem si president i Bullgarisë sonë”, tha Radev të hënën në një fjalim televiziv.

Por, dëshirat e tij politike janë rritur dhe ka kohë të gjatë që ai ka përmendur mundësinë e themelimit të partisë.

Vendimi i tij i pritur për të dhënë dorëheqjen vjen mes një krize politike në një kohë kur Bullgaria do të mbajë zgjedhje parlamentare për herë të tetë brenda katër vjetëve. Një sërë fituesish zgjedhësh kanë dështuar të arrijnë ta sigurojnë shumicë apo të krijojnë koalicione të qëndrueshme për një qeveri stabile.

Koalicioni i fundit zgjati pothuajse një vit, derisa protestat kundër një buxheti të ri dhe korrupsionit të përhapur e detyruan të japë dorëheqjen në dhjetor.

Zgjedhjet pritet të mbahen në muajt në vijim.

Ndërkohë, Radev, ish-komandant i forcave ajrore, është detyruar vazhdimisht të emërojë qeveri të përkohshme, gjë që ka rritur profilin e tij publik dhe synimet e tij politike, thanë analistë dhe diplomatë perëndimorë.

Radev fajësoi “modelin e lig të qeverisjes” dhe oligarkinë për faktin se “bullgarët ndaluan së votuari”, “nuk mbështeten te media dhe drejtësia” dhe për “përmbytjen e sheshit” në vitet 2020 dhe 2025. Sipas tij, me të ashtuquajturin “kuvend” – qeveria e GERB dhe PP-DB nga viti 2023 – vija ndarëse midis oligarkisë dhe luftëtarëve kundër korrupsionit u fshi.

“Bullgaria e ka përfunduar procesin e integrimit të saj evropian. Ne tani jemi anëtarë të Shengenit dhe të eurozonës. Pyetja këtu është pse, duke arritur këto qëllime, nuk arritëm edhe kënaqësinë”, shtoi ai.

Ai kritikoi gjithashtu deputetët për refuzimin e propozimit të tij për një referendum mbi futjen e euros nga 1 janari 2026.

“Klasa politike e sotme ka tradhtuar shpresat e bullgarëve”, shtoi Radev.

“Dy të tretat nuk votojnë më dhe nevojitet një kontratë e re shoqërore. Demokracia jonë nuk do të mbijetojë nëse ua lëmë njerëzve të korruptuar, kompromisuesve dhe ekstremistëve. Kjo varet nga angazhimi personal i secilit prej nesh, dhe besimi juaj më detyron të mbroj shtetësinë, institucionet dhe të ardhmen tonë”, shtoi ai.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, për spiunazh dhe shantazh

Kroacia ngre alarmin : Serbia po armatoset me armë sulmuese

Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Duhet shfuqizuar ligji për zonat e mbrojtura

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rusia shfrytëzon dimrin, si armë kundër ukrainasve
Artikulli tjetër Forumi Ekonomik në Davos: Trump dominon takimin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Turqia dënon pesë kryetarë bashkie të opozitës
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 25 Gusht, 2026
BE po ndryshon rregullat e zgjerimit
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 25 Gusht, 2026
Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Politike 25 Gusht, 2026
Një shtet bektashi së shpejti?/ Gazeta holandeze: Rama synon të zhvendosë vëmendjen
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.