Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun grek të Koridhalos.
Një i burgosur shqiptar është sulmuar me thikë nga një tjetër i burgosur dhe si pasojë ka ndërrua jetë.
Viktima është identifikuar si Jani Aliaj, 49-vjeç me origjinë nga Tepelena.
Autori që ekzekutoi shqiptarin rezulton të jetë i njëjti që ekzekutoi edhe Artur Bashimin.
Jani Aliaj është një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri.
Ai rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Aliaj njihej ndryshe edhe me pseudonimin “Xheku” dhe është arrestuar rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit 2024 nga skuadra “DIAS”, e cila e ka kontrolluar si person të dyshimtë teksa ecte në rrugë dhe gjatë kontrollit ka rezultuar se ai mbante një kartë identiteti false greke.
Pas kësaj, ai është shoqëruar në stacionin e policisë Moskato, Athinë, për hetime të mëtejshme.
Gjithashtu nga verifikimet, ka rezultuar se Jani Aliaj ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, ku vuante dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shqiptari, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për ngjarje të ndodhura në vitin 2006 në Athinë.
Po ashtu rezultoi se Jani Aliaj kërkohej në nivel ndërkombëtar për dy raste vrasjesh, të ndodhura në Shqipëri në tetor 2015 dhe maj 2016.
Marrë nga Dosja.al