KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rrëmbim masiv gjatë shërbesave fetare në Nigeri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rrëmbim masiv gjatë shërbesave fetare në Nigeri
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Rrëmbim masiv gjatë shërbesave fetare në Nigeri

Përditësimi i fundit: 20 Janar, 2026 12:39 pm
281 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Të paktën 163 besimtarë të krishterë janë rrëmbyer gjatë shërbesave të së dielës nga dy kisha në shtetin Kaduna të Nigerisë, bëri të ditur Shoqata e Krishterë e Nigerisë.

Sipas kreut të kësaj shoqate për veriun e vendit, pastorit Joseph Hayab, sulmuesit mbërritën në numër të madh, bllokuan hyrjet e kishave dhe detyruan besimtarët të largoheshin drejt zonës pyjore përreth. “Numri fillestar ishte 172 persona, por nëntë arritën të shpëtonin. Aktualisht 163 janë ende në duart e rrëmbyesve,” deklaroi ai.

Ndërkohë, deputeti lokal Usman Danlami Stingo, i cili përfaqëson zonën në parlamentin e shtetit, foli për tre sulme të ndara gjatë shërbesave të së dielës, duke e çuar numrin e të rrëmbyerve në 168.

Policia nigeriane konfirmoi se persona të armatosur me “armë të sofistikuara” sulmuan dy kishat në fshatin Kurmin Wali, një komunitet kryesisht i krishterë dhe i izoluar, me infrastrukturë të dobët rrugore. Autoritetet thanë se po punohet ende për verifikimin e saktë të numrit të pengjeve.

Forcat e sigurisë, përfshirë ushtrinë dhe agjenci të tjera, janë dislokuar në zonë dhe operacionet për gjurmimin e rrëmbyesve dhe shpëtimin e pengjeve janë në vijim.

Rrëmbimet për shpërblim janë në rritje në Nigeri, veçanërisht në pjesët qendrore dhe veriore të vendit, ku grupe kriminale dhe banda të armatosura sulmojnë komunitete të largëta me prani të kufizuar shtetërore. Sipas një raporti të fundit, kjo praktikë është shndërruar në një industri të strukturuar kriminale, me fitime që kapin miliona dollarë në vit.

Zona e Kaduna-s ka qenë prej kohësh vatër e dhunës mes fermerëve të krishterë dhe barinjve myslimanë Fulani, kryesisht për shkak të konflikteve mbi tokën dhe burimet natyrore, megjithëse autoritetet theksojnë se viktima janë si të krishterë, ashtu edhe myslimanë.

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama letër Trumpit për ftesën në Bordin e Paqes: “Do ia paraqes Kuvendit për miratim”
Artikulli tjetër Ministrat izraelitë fajësojnë Kushnerin për përfshirjen e Turqisë dhe Katarit në bordin e Gazës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.