KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme

Përditësimi i fundit: 2 Shkurt, 2026 2:15 pm
46 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Elona dhe Sokoli janë një çift i ri 24 dhe 26 vjeç, që kanë vendosur të fillojnë jetesën së bashku. Paga mujore bruto e Sokolit është 100 mijë lekë në muaj (gati 80 mijë lekë neto) dhe e Elonës 90 mijë lekë në muaj bruto, ose 72 mijë lekë.

Të ardhurat e tyre mujore neto janë rreth 152 mijë lekë.

Fillimisht menduan të blinin një shtëpi, në një zonë relativisht të mirë, për të kursyer kostot e makinës, karburantit e parkimit.

Me të ardhurat që kanë është e pamundur që të blejnë një shtëpi, që mesatarisht kushton 1800 – 2000 euro për metër katror, pra u duhen 160-180 mijë euro për një hyrje prej 90 metra katror. Banka u financon deri në 70% të vlerës, për një shumë prej 110 – 120 mijë eurosh.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në nëntor, norma mesatare e interesit për kreditë e reja ishte 3.84% në Lek dhe 4.6% në Euro. Për një kredi prej 120 mijë eurosh, ose ekuivalentin në Lek, kësti mesatar mujor i një huaje prej 20 vitesh, sipas kalkulatorit të kredisë, do të ishte përkatësisht 770 euro, ose 70 mijë lekë.

Por, sipas kritereve të vendosura nga Banka e Shqipërisë, kredimarrësit duhet të çojnë për pagesën e kësteve 40% të të ardhurave për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë.

Në valutë, financohen përkatësisht 35% dhe 30%. Sipas këtyre kushteve, kësti maksimal që mund të përballojnë Elona dhe Sokoli është rreth 60 mijë lekë në muaj.

Krahas kësaj, ata do të duhet të kishin edhe kursime prej rreth 50 mijë eurosh, që do t’u duhej për të mbuluar 30% të vlerës së apartamentit, shumë e pamundur të kursehej me kostot aktuale të jetesës e pagat reale.

Në këto kushte, ata vendosën të kërkonin një shtëpi me qira afër zonave të qendrës, për shkak të afërsisë me vendin e punës dhe për të shmangur përdorimin e makinës.

Por dhe qiratë në lagje të mira nuk ishin më të lira se 700 euro në muaj, duke u marrë atyre gati gjysmën e të ardhurave mujore (46%).

Ky nivel i kalon ndjeshëm kufijtë e përballueshmërisë së pranuar gjerësisht nga standardet ndërkombëtare, ku qiraja nuk duhet të shkojë përtej 30% të buxhetit familjar.

Në terma praktikë, për të qenë në një situatë financiare të qëndrueshme, ata do të duhej të paguanin jo më shumë se rreth 450 euro në muaj për strehim, ndërsa diferenca prej mbi 250 eurosh në muaj që u kërkohet sot përkthehet drejtpërdrejt në më pak para për ushqim, shërbime, transport dhe kursime.

Pas pagesës së qirasë, atyre u mbeten rreth 82 mijë lekë për të përballuar të gjitha shpenzimet e tjera të jetesës, në një kohë kur çmimet e energjisë, ushqimeve dhe shërbimeve po rriten, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë nisjen e një jete të pavarur në kryeqytet pa u futur në një cikël të vazhdueshëm presioni financiar dhe sidomos të mendojnë për të shtuar familjen.

“Kërkesa e lartë për qira vjen kryesisht si pasojë e pamundësisë financiare të shumë familjeve të reja për të blerë një apartament, ndërkohë që edhe çmimet e shitjes janë rritur ndjeshëm. Këta dy faktorë kryesorë po ndikojnë vazhdimisht në rritjen e çmimeve të qirave.

Veçanërisht në zona si Liqeni i Thatë, pranë Digës dhe pranë shkollës së mesme ‘Petro Nini Luarasi’, ku kërkesa është më e lartë, qiratë janë rritur ndjeshëm.

Por në përgjithësi, në të gjithë Tiranën, është shënuar një tendencë në rritje e çmimeve të qirasë dhe nuk pritet ndonjë ulje në periudhën e afërt”, është shprehur më herët për “Monitor”, Dritan Leka, një nga drejtuesit e agjencisë imobiliare “CPM”.

“Qiratë dhe apartamentet e shtrenjta janë një nga arsyet se pse të rinjtë po ikin në emigracion”, thotë Stela Dhami nga “Colliers International”, duke shtuar që është detyrë e qeverisë që të bëjë të mundur që të ketë shtëpi të përballueshme për të rinjtë dhe popullatën në përgjithësi.

Bazuar në përvojat ndërkombëtar, znj. Dhami rekomandon që shteti mund të bëjë politika sociale, si të  ofrojë kredi me norma interesi të ulëta për familjet e reja, të ofrojë garanci për kolateralin, të garantojë riskun me bankat.

“Në radhë të parë duhet regjistruar stoku i apartamenteve të pa shitura. Pas regjistrimit të këtij stoku, institucionet mund të bëjnë marrëveshje me ndërtuesit dhe ti ofrojnë apartamentet si partneritet me privatin”, sugjeron ajo.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si u sabotua ekzekutimi i gjobës 190 mijë euro të Bankers Petroleum?

Hije dyshimi për “skemë” me tenderin 5.1 milionë euro të internetit

Ndërtimi jep sinjale të forta ftohjeje

Menaxhimi i pronave të Himarës, me shoqëri tregtare, pritet me shqetësim

Tingulli dhe imazhi i pakuptuar i orkestrës simfonike të RTSH-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush është Erzeni i Ministrisë së Arsimit me rrogë 10 mijë euro
Artikulli tjetër Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve, brenda ditës, me 4000%

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve, brenda ditës, me 4000%
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 2 Shkurt, 2026
Kush është Erzeni i Ministrisë së Arsimit me rrogë 10 mijë euro
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Shkurt, 2026
Korridore të fshehta të drogës, nga Shqipëria, drejt Malit të Zi
Analize Fokus Kryesore Rajoni Zhvillim 2 Shkurt, 2026
Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 2 Shkurt, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.