KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dështon reforma territoriale e Ramës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dështon reforma territoriale e Ramës
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

Dështon reforma territoriale e Ramës

Përditësimi i fundit: 4 Shkurt, 2026 1:25 pm
293 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria ndërmori një dekadë më parë reformën më të thellë territoriale në Rajon, por më shumë se 10 vite nga zbatimi i saj një pjese e konsiderueshme nuk ka gjetur zbatim në terren.

Një raport i ri i SIGMA-s pranë OECD-së dhe Bashkimit Europian vë në dukje se, pavarësisht reformës së thellë territoriale, pushteti vendor në Shqipëri vazhdon të mbetet financiarisht i dobët, me autonomi të kufizuar dhe me vështirësi serioze në ofrimin e shërbimeve publike.

Sipas dokumentit “Implementation and challenges of multi-level governance in the Western Balkans”, Shqipëria ka ndërtuar një kuadër ligjor të përafruar me standardet e BE-së për vetëqeverisjen vendore, por zbatimi ka mbetur problematik, veçanërisht në financa, kompetenca dhe koordinim me qeverinë qendrore.

Raporti vlerëson reformën territoriale të vitit 2015, e cila uli numrin e njësive vendore nga 373 në 61 bashki, megjithatë sipas SIGMA-s, nuk u shoqërua me një decentralizim real financiar dhe funksional.

Sot bashkitë shqiptare janë përgjegjëse kryesisht për infrastrukturën teknike, si menaxhimi i mbetjeve, uji, kanalizimet, transporti urban dhe rrugët lokale, ndërsa shëndetësia dhe arsimi vazhdojnë të mbeten të centralizuara.

Vetëm në vitin 2024 ka nisur një projekt pilot për t’u dhënë bashkive disa kompetenca shtesë në arsim, bujqësi dhe shërbimin shëndetësor parësor.

Edhe pse Kushtetuta dhe ligji për vetëqeverisjen vendore garantojnë autonominë e bashkive, SIGMA vëren se kjo autonomi kufizohet nga kontrolli i fortë financiar dhe administrativ i qeverisë qendrore.

Në veçanti, tavanet e pagave për administratën vendore e bëjnë të vështirë tërheqjen e stafit të kualifikuar dhe dobësojnë kapacitetet reale të pushtetit vendor.

Raporti e identifikon financimin si problemin më të madh të bashkive shqiptare. Të ardhurat e veta, kryesisht nga taksa e pronës, ndërtimi dhe tarifat e shërbimeve, përbëjnë vetëm 39% të të ardhurave të tyre, ndërsa ndarja e taksave kombëtare zë vetëm 5%. Pjesa tjetër varet nga transfertat nga buxheti i shtetit.

Edhe mekanizmi i barazisë financiare, i krijuar për të zbutur diferencat mes bashkive të pasura dhe atyre të varfra, funksionon dobët. Shqipëria rezulton me pabarazinë më të madhe financiare midis bashkive në Ballkanin Perëndimor sipas raportit. Si pasojë, shumica e bashkive ndodhen në vështirësi të vazhdueshme financiare.

Raporti nënvizon gjithashtu se bashkitë nuk përfshihen në hartimin e politikave kombëtare, edhe pse ekzistojnë struktura formale dialogu. Ndërkohë, bashkëpunimi ndërbashkiak për shërbime si mbetjet, uji apo zhvillimi ekonomik mbetet i kufizuar dhe varet nga financime të përkohshme nga donatorët.

Sipas SIGMA-s, Shqipëria ka hedhur bazat ligjore dhe territoriale për një pushtet vendor më të fortë, por pa reformë të thellë fiskale dhe pa transferim real të kompetencave, decentralizimi mbetet i paplotë. Me këtë nivel zbatimi të reformës, bashkitë kanë mbetur vetëm hallka administrative, jo aktorë realë të zhvillimit dhe demokracisë vendore.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria pëson rënien më të madhe të rinisë në Europë
Artikulli tjetër Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.