KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lojërat Olimpike s’mund ta fshehin përçarjen e madhe shoqërore dhe politike në Francë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Lojërat Olimpike s’mund ta fshehin përçarjen e madhe shoqërore dhe politike në Francë
BotaFokusOpinionPolitike

Lojërat Olimpike s’mund ta fshehin përçarjen e madhe shoqërore dhe politike në Francë

Përditësimi i fundit: 29 Korrik, 2024 7:12 am
114 Shikime
Share
10 Min. Leximi
SHARE

Nga Gavin Mortimer

Lojërat Olimpike të Parisit, nuk mund të kishin nisur më keq sesa kaq. Qindra mijëra pasagjerë, mbetën të bllokuar pasi linjat hekurudhore të shpejtësisë së lartë u vunë enkas në shënjestër nga një seri zjarresh të dyshimta.

Kompania hekurudhore SNCF, thotë se bëhet fjalë për një “sulm masiv, që synon paralizimin e rrjetit”. Shërbimet e sigurisë, deklaruan të premten se prapa këtyre sulmeve mund të fshihet e majta ekstreme. Por cilido qoftë fajtori, një gjë është e qartë:presidenti i Francës Emmanuel Macron është tërbuar nga zemërimi.

Sepse sytë e botës janë në Paris, teksa dje në mbrëmje u zhvillua edhe ceremonia e hapjes së lojërave. Macron donte që njerëzit anembanë botës ta shihnin Francën në më të mirën e saj. Ndërkohë në vend të këtij imazhi, ata do të shohin një vend të zhytur në kaos.

Përgjegjësi për ceremonisë e hapjes Lojërave Olimpike të Parisit ishte Thomas Jolly.

Vetë mbiemri i tij, premtoi një shfaqje mahnitëse që do të befasonte dhe emociononte shumëkënd. Ai deklaroi paraprakisht se ceremonia do të ishte një “kremtim i diversitetit kulturor, gjuhësor, fetar dhe seksual në Francë”.

Askush nuk mund të mos argumentojë se Franca është një shoqëri e larmishme, por a ka shumë për të festuar? Dikur po. Ngjarja e fundit e madhe globale e organizuar nga Franca ishte Kupa e Botës në futboll në vitin 1998, ku për herë të parë në historinë e tyre, ishin francezët që në fund e fituan turneun.

Triumfatorët ishin një ekip shumë i larmishëm. Ata u quajtën “black-blanc-beur” (beur është një term në zhargon që tregon dikë të lindur në Francë me origjinë afrikano-veriore, si për shembull Zinedine Zidane, ylli i triumfit të 1998-ës). Më shumë se 1 milion francezë morën pjesë në festimet e mëdha në Champs-Elysées pas mposhtjes me rezultatit 3-0 të Brazilit në ndeshjen finale.

Ishte niveli më i lartë i asaj që francezët e quajnë zakonosht vivre-ansemble , ose “të jetuarit së bashku”; një frazë e preferuar e politikanëve në atë kohë, por që sot dëgjohet shumë rrallë.

Në fakt ky slogan nisi të zbehej që një dekadë më parë.

Në qershorin e vitit 2016, Franca organizoi kampionatin evropian të futbollit, dhe për të frymëzuar një paralelizëm me këtë aktivitet, sociologu sportiv Ëilliam Gasparini reflektoi mbi fitoren e madhe të vitit 1998. Sipas tij, ajo ishte një kohë kur Perëndimi ishte i mbushur plotë besim në vetvete dhe i bindur mbi “fundin e historisë”, siç i ishte thënë.

“Papunësia po binte, ekonomia po ecte me një ritëm shumë të mirë dhe Franca po fitonte”- shpjegoi Gasparini. Euforia avulloi në fillim të mijëvjeçarit të ri. Gasparini përmendi sulmin terrorist të 11 Shtatorit 2001 ndaj SHBA-së, si një faktor të rëndësishëm në zbehjen e vizionit “vivre-ansamble”, sepse disa francezë filluan t’i shihnin me dyshim bashkëqytetarët e tyre myslimanë.

Në librin e tij të vitit 2004, “Lufta për mendjet myslimane”, eksperti kryesor i Francës mbi islamizmin, Gilles Kepel, krahason mikpritjen e Britanisë së Madhe në dhënien e azilit për figurat nga bota islame, me sjelljen shumë të ndryshme të Francës.

“Ajo që i frikësohen aq shumë zyrtarët francezë, është se vuajtja sociale e ndjerë nga myslimanët në periferi të qyteteve të mëdha…do të shpërfaqet në një formë të zjarrtë si ekstremizëm fetar, duke çuar përfundimisht në akte dhunë dhe terrorizëm”, shkruan ndër të tjera Kepel.

Kjo frikë u vërtetua, jo sepse Franca filloi t’u jepte azil besimtarëve radikalëve, por për shkak të shfaqjes së internetit. Kepel e vë theksin tek dalja në skenë e YouTube në vitin 2005, si një moment themelor në ri-islamizimin e disa të rinjve myslimanë evropianë.

Ekstremistët e përdorën këtë platformë për të konvertuar në rrymën e tyre shumë njerëz, si dhe për të propaganduar idetë e tyre. Dhe rezultatet kanë qenë dramatike. Një sondazh i gjerë i kryer në vitin 2020, raportoi se treçereku i myslimanëve francezë nën moshën 25 vjeç, vendosnin ligjin islamik (Sheriatin) mbi ligjin e Republikës Franceze.

Ndërkohë për myslimanët mbi 35 vjeç, kjo shifër ra në një të katërtën. I pyetur në vitin 2016, nëse Franca do të mund të kthehej ndonjëherë në qasjen e “të jetuarit së bashku” që dominonte në 1998-ën, Gasparini u përgjigj:”Unë nuk mendoj se mund të kthehemi në atë kohë fantastike… Sot jetojmë në një Francë që dyshon për shumëçka”.

Një muaj më vonë, një islamik radikal shtypi për vdekje me një kamion 19 tonësh, 86 persona në qytetin e Nice, që ishin mbledhur në bulevardin kryesor për të festuar Ditën e Bastijës, festën kryesore kombëtare. Ajo ishte e fundit nga masakrat në shkallë të gjerë që kanë ndodhur në Francë.

Por që atëherë ka pasur shumë sulme të tjera të radikalëve islamikë, përfshirë vrasjen e dy mësuesve. Larg nga të qenit një vend i “vivre-ensemble”, Franca është bërë një komb ku qytetarët e saj jetojnë “ballë për ballë”. Këto janë fjalët e përdorura nga ish-Ministri i Jashtëm, Gérard Collomb, kur dha dorëheqjen në vitin 2018.

Deklarata shumë e fortë, ishte menduar si një paralajmërim për presidentin francez Emmanuel Macron. Megjithatë ajo kaloi pa u vënë re. Ç’është më e keqja, përmes indiferencës dhe paaftësisë së tij, presidenti Macron ka shkaktuar zemërim në mesin e një segmenti tjetër të popullatës, që është e prekur nga një “e keqe sociale” e ngjashme me atë të përjetuar nga shumë myslimanë francezë në periferitë e qyteteve.

Këta janë ‘proletarët’ në provinca, ose siç u quajtën nga media Jelek-verdhët, që e shfaqën pakënaqësinë e tyre në rrugë me protestat e mëdha të vitit 2018, dhe më pas në kutinë e votimit muajin e kaluar. Në zgjedhjet e këtij viti për Parlamentin Evropiane, Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen triumfoi në 93 për qind të bashkive të vendit, dhe në 96 nga 101  departamente.

Vetëm qytetet më të mëdha bënë rezistencë. E majta radikale e La France Insoumise (LFI) doli shumë mirë, duke bërë fushatë vetëm mbi gjendjen e vështirë të palestinezëve në Gaza. Kjo qasje, synonte të merrte votat e progresistëve por edhe të myslimanëve, 62 për qind e të cilëve votuan për LFI në zgjedhjet evropiane.

Tubimi Kombëtar dominoi edhe në raundin e parë të votimit në zgjedhjet parlamentare, dhe do të kishte fituar shumicën e vendeve në parlamentin në raundin e dytë, por të mos ishte krijuar me ngut një “kordon sanitar” midis centristëve të presidentit Macron dhe të majtës borgjeze.

Sipas historianit të institucioneve franceze, Philippe Fabry, ky kordon sanitar nuk është më “ideologjik, por sociologjik”, një ringjallje e përbuzjes klasore që karakterizoi vitet e fundit

të mbretërimit të mbretit Louis XVI:”Fisnikëria e Republikës, po refuzon të lejojë njerëzit të ndërhyjnë në jetën sociale dhe në korridoret e pushtetit”.

Kështu e përshkroi ai strategjinë e Macron gjatë një interviste dhënë për “Le Figaro” këtë javë. Por asgjë nuk e tregon ndoshta më shumë shembjen e mitit multi-kulturor të Francës se sa dy editorialë të botuar gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Njëri u nënshkrua nga 80 myslimanë të shquar, dhe u bënte thirrje njerëzve që të mos votonin për Tubimin Kombëtar për shkak të “racizmit” të hapur të kësaj partive ndaj pakicave dhe emigrantëve.  Ndërsa editoriali tjetër u mbështet nga 100 njerëz të shquar, shumica nga komuniteti hebre të Francës.

Ai u bënte thirrje njerëzve të mos votonin për Frontin e Ri Popullor të krahut të majtë, sepse sipas tyre kjo parti përbën një “kërcënim” për hebrenjtë. Ky është pra realiteti i hidhur i Francës së sotme:ai i një vendi me ndarje të thella dhe të rrezikshme. Sigurisht, ai nuk u shfaq në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.

Marrë nga The Spectator

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Indeksi i Cilësisë së Jetës, Tirana renditet e fundit ndër kryeqytetet, në Europë
Artikulli tjetër Nicolas Maduro rizgjidhet president i Venezuelës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.