KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rrjolli, simptomë e një sëmundjeje ende pashërueshme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rrjolli, simptomë e një sëmundjeje ende pashërueshme
AktualeFokusKomentKryesoreSociale

Rrjolli, simptomë e një sëmundjeje ende pashërueshme

Përditësimi i fundit: 9 Shkurt, 2026 1:22 pm
469 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prej një jave, zona e Rrjollit në Velipojë është kthyer në një vatër tensioni, ku përplasen dëshpërimi i banorëve dhe forca e strukturave ligjzbatuese. Pamjet që vijnë nga bregdeti i veriut, janë dëshmi e një drame sociale që përsëritet pa mbarim.

Banorë që pengojnë me trupat e tyre mjetet e punës, përplasje fizike me policinë, shtyrje, gjendje të fikëti dhe lot nga ata që pretendojnë se po u cenohet trashëgimia familjare.

Ndërkohë që publiku sheh prej një jave këtë përplasje të dhunshme që përfundon me shoqërimin e dhjetëra protestuesve, pyetja që ngre gjithkush është: po shteti çfarë thotë? Pra ajo që e bën këtë situatë alarmante nuk është thjesht konflikti mes dy palëve, por heshtja mospërfillëse e institucioneve.

Deri më sot, asnjë strukturë shtetërore nuk ka dalë me një komunikim zyrtar për mediat që të sqarojë me prova ligjore, dokumente dhe shkresa se ku qëndron e vërteta. Në një shtet ligjor që pretendon anëtarësimin e afërt në Bashkimin Evropian, transparenca është detyrim dhe jo dëshirë.

Publiku ka nevojë të dijë: a janë pretendimet e banorëve për falsifikim të mbështetura në prova, apo dokumentacioni i investitorit është tërësisht i rregullt? Duke mos dhënë asnjë shpjegim, shteti e ka lënë të vërtetën “jetime”, duke i hapur rrugë kaosit dhe përballjes fizike në vend të asaj ligjore.

Ky vakuum informativ, ka krijuar terren për një luftë të ashpër interesash, ku edhe mediat shfaqen të ndara. Disa zgjedhin të heshtin plotësisht, të tjerat mbajnë anën e banorëve, duke u pozicionuar hapur kundër investitorit. Dhe këtu nuk ndahet dot qasja parimore nga ajo e një lufte midis klaneve oligarkike.

Në këtë klimë, ku palët janë në një “luftë” të hapur, mungesa e një arbitri neutral – që duhet të ishte shteti dhe ligji – e bën situatën të duket si një përplasje mes forcave të pabarabarta, ku i vetmi që humbet çdo ditë është imazhi i Shqipërisë si një vend me siguri juridike.

Ndërkohë që në Rrjoll përshkallëzohet situata, vëmendja e kupolës shtetërore duket e shpërndarë diku tjetër. Kryeministri Edi Rama po shfaqet shumë i zënë me çështjet e brendshme të kabinetit të tij, lëvizjet në Gjykatën Kushtetuese apo vizitat e profilit të lartë në SHBA për samitetdërkombëtare të paqes.

Kjo shkëputje mes axhendës “globale” të qeverisë dhe dhimbjes njerëzore në terren, tregon një mungesë ndjeshmërie ndaj asaj që është gangrena më e madhe e shoqërisë shqiptare: pasiguria mbi pronën.

Rrjolli nuk është thjesht një konflikt lokal për një projekt ndërtimi. Përkundrazi, është simptoma e një sistemi, që ende nuk ka arritur të garantojë transparencën dhe të drejtën e pronës në mënyrë të padiskutueshme.

Për sa kohë që institucionet fshihen pas heshtjes dhe lejojnë që policia të jetë e vetmja formë komunikimi me qytetarët, ne mbetemi vite dritë larg standardeve të BE-së. Transparenca nuk kushton, por mungesa e saj po i kushton Shqipërisë paqen sociale dhe besimin te drejtësia.

 

Marrë nga Tesheshi.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Organizatat e medias: Reforma e RTSH-së të bëhet pa presion politik
Artikulli tjetër Ditë të errëta për një media me famë botërore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.