KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Certifikohen zgjedhjet në Kosovë, hapet rruga për qeverinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Certifikohen zgjedhjet në Kosovë, hapet rruga për qeverinë
AktualeAnalizeKryesorePolitikeRajoni

Certifikohen zgjedhjet në Kosovë, hapet rruga për qeverinë

Përditësimi i fundit: 10 Shkurt, 2026 11:27 am
263 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas trajtimit të të gjitha ankesave të paraqitura në Kosovë,  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) certifikoi  mbrëmjen e 9 shkurtit rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 dhjetorit. Më këtë hapet rruga për konstituimin e Kuvendit të ri dhe më pas krijimin e qeverisë. Rezultatet u certifikuan për 24 subjektet politike garuese në zgjedhje dhe kandidatët e tyre, përfshirë edhe Listën Srpska. Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se “Gjykata Supreme ka përfunduar me trajtimin e ankesave të parashtruara në këto institucione kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026 dhe nuk ka ndryshime”.

Verifikimi nuk cënoi votat për subjektet politike

Certifikimi përfundimtar i rezultatit të zgjedhjeve erdhi pas rinumërimit të plotë të votave për kandidatët, pasi u gjetën manipulime të mëdha në votat e kandidatëve për deputetë. Megjithatë, votat për subjekte politike nuk u cenuan. Dhjetëra komisionerë janë dërguar në paraburgim dhe ndaj tyre po zhvillohen procedura penale. Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 57 ulëse. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6 ulëse. 10 ulëse janë siguruar nga pakicat jo serbe, ndërsa 10 ulëse të tjera nga serbët e Kosovës, nga të cilat vetëm për subjektin politik Lista Srpska që e ka mbështetjen e Beogradit.

Sipas Ligjit për zgjedhjet, tash pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, hapi i radhës është seanca konstituive e parlamentit, data e së cilës akoma nuk është caktuar ende. Kjo seancë duhet të thirret nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, seancë e cila duhet të mbahet brenda 30 ditësh. Pas konstituimit të Kuvendit, hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, ku sërish Presidentja duhet të mandatojë për kryeministër dikë nga partia fituese, në këtë rast LVV-ja.

Sfida e parë zgjedhja e presidentes/presidentit të ri

Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë së re në Kosovë duhet të kryhen në një kohë të shkurtër para datës 4 mars, kur duhet që parlamenti ta zgjedhë edhe presidenten apo presidentin e Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani ka mandat deri më 4 prill dhe sipas Kushtetutës, presidenti i ri nuk mund të zgjidhet më vonë se 30 ditë para kësaj date. Vjosa Osmani tashmë është deklaruar se dëshiron edhe një mandat pesëvjeçar në krye të shtetit, por, tash për tash, akoma nuk dihet nëse arrin të sigurojë mbështetjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në rast se deri më 4 mars nuk zgjidhet presidenti, vendi, sipas Kushtetutës, automatikisht shkon në zgjedhje të reja.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Afera Epstein: Buckinghami “thellësisht i shqetësuar”
Artikulli tjetër Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për fëmijët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Maj, 2026
Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.