KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Afera Epstein: Buckinghami “thellësisht i shqetësuar”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Afera Epstein: Buckinghami “thellësisht i shqetësuar”
AktualeAnalizeBotaFokusOpinion

Afera Epstein: Buckinghami “thellësisht i shqetësuar”

Përditësimi i fundit: 10 Shkurt, 2026 11:26 am
140 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Pas zbulimeve të reja nga faksimilet e dosjes për skandalin e abuzimeve seksuale lidhur me investitorin e financave në SHBA Jeffrey Epstein dhe implikimit të ish-princit Andrew, Buckingham reagoi pa pritur nisjen zyrtare të hetimeve. Sipas një deklarate të lëshuar në mbrëmje (10.02.2026), një zëdhënës i pallatit tha se Mbreti tashmë ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me akuzat për sjelljen e vëllait të tij përmes fjalëve dhe veprimeve të paprecedenta.
Ai shtoi: “Akuzat specifike janë për t’u adresuar nga z. Mountbatten-Windsor. Nëse Policia e Thames Valley na kontakton, ne jemi gati t’i ndihmojmë sipas nevojës.” Mendimet dhe ngushëllimet e çiftit mbretëror janë gjithmonë me viktimat e çdo abuzimi, vijoi deklarata.
Më parë edhe princi i kurorës  William dhe bashkëshortja e tij Kate kanë mbajtur qendrim: Çifti është “thellësisht i shqetësuar” për publikimet e fundit nga dosja Epstein, komunikoi zdhënësi i Pallatit Mbretëror. Princi dhe princesha kanë në mendje viktimat. Andrew ka humbur të gjitha nderimet, gradat ushtarake dhe titujt për shkak të përfshirjes së tij të dyshuar në skandalin e abuzimit të Epstein.

E-Mailet rëndojnë Andrew

Andrew në vitin 2010 i ka dhënë dokumente konfidenciale Epsteinit, sikurse del tani nga dosjet e publikuara. Duket se në këto dokumente bëhej fjalë për raporte lidhur me Hongkongun, Vietnamin dhe Singapurin, që Andrew i pati marrë në funksionin e tij atëherë si i ngarkuar i qeverisë britanike për tregtinë.

Në këtë kohë Epstein ishte dënuar për abuzim seksual me minorene. E-Mailet, që janë dërguar në fillim të vitit  2011, hedhin poshtë tani pretendimet e Andrews, se i pati ndërprerë kontaktet më përpara me Epsteinin.

Goditje e rëndë për Starmer

Tronditja prej dosjeve të reja ndërkohë ka shkaktuar një krizë qeveritare në Londër. Këtë të hënë (09.02.2026) dha dorëheqjen Tim Allan, drejtor i komunikimit të kryeministrit Keir Starmer.

Të dielën (08.02.2026) dha dorëheqjen një ndër këshilltarët më të rëndësishëm të Starmerit, Morgan McSweeney. Sfondi ka të bëjë me mbështetjen për Peter Mandelson, të cilin Starmer pavarësisht se diheshin lidhjet e tij me Epstein e emëroi ambasador në SHBA.

Humbja e dy punonjësve të nivelit të lartë njeri pas tjetrit konsideorhet si një goditje e rëndë për Starmer, i cili përpiqet ta mbyllë këtë aferë. Mandelson ndërkohë është shkarkuar nga detyra në Uashington.

Teori konspiracioni

Lidhur me këtë rast qarkullojnë një sërë teorish. Ndër to bëjnë pjesë edhe spekulimet, se Epstein ka vepruar nën mandatin e shërbimeve sekrete për të mbledhur material kompromentues për persona me influencë, në mënyrë që të mund të ushtrohej presion ndaj tyre.

Andrew më 2022 e zgjidhi me një marrëveshje në procesin civil të hapur nga Virginia Giuffre, e cila e akuzonte atë për abuzim seksual. Giuffre në prill kreu vetëvrasje. Andrew vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat për qendrim abuziv, por lidhur me akuzat e fundit ai deri tani ka heshtur.

Edhe dorëheqje të tjera lidhur me aferën Epstein

Zbulimet lidhur me aktivitetet abuzive të Epstein po nxjerrin në pah gjithnjë e më shumë persona. Në fundjavë dha dorëheqjen diplomatja norvegjeze e karrierës Mona Juul për shkak të lidhjeve të saj me Epstein. Princesha e kurorës Mette-Marit kërkoi ndjesë për kontaktet e dikurshme të saj me multimilionerin.

Në Francë ish-ministri i Kulturës Jack Lang – po ashtu për shkak të kontakteve me Epstein – dha dorëheqjen nga posti si president i Institutit të Botës arabe (IMA) . “Ai ka marrë një vendim të përgjegjshëm”, tha presidenti Emmanuel Macron. Njëkohësisht ai tërhoqi vëmendjen për “nxitjen e teorive të konspiracionit”.

Qeveria e Gjermanisë, sipas të dhënave të saj, i ndjek me “vëmendje” zhvillimet lidhur me dosjet Epstein. Zëdhënësi qeveritar në Berlin Stefan Kornelius tha: “Ne shohim, se çfarë po del në pah në vendet e tjera si dhe pasojat politike.” Qeveria federale megjithatë nuk “është autoritet hetimor” dhe nuk ka asnjë arsye për të analizuar sitematikisht dosjet Epstein. Zëdhënësi Kornelius tha, se nuk ka dijeni për ndonjë rast relevant penal lidhur me këto dosje nga Gjermania.

 

Marrë nga AFP

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë procedurat përpara?
Artikulli tjetër Certifikohen zgjedhjet në Kosovë, hapet rruga për qeverinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Maj, 2026
Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.