KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si renditet Shqipëria, në raportin për luftën kundër korrupsionit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Si renditet Shqipëria, në raportin për luftën kundër korrupsionit
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Si renditet Shqipëria, në raportin për luftën kundër korrupsionit

Përditësimi i fundit: 10 Shkurt, 2026 11:39 am
425 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Raporti i Transparency International për vitin 2025 mbi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit përfshin edhe vlerësimet më të fundit për Shqipërinë dhe Kosovën në kuadër të krahasimit global mes 182 vendeve dhe territoreve.

Në këtë indeks, vendi ynë është vlerësuar me 39 pikë dhe në renditjen aktuale globale pozicionohet në vendin e 91-të. Indeksi reflekton perceptimin e nivelit të korrupsionit në sektorin publik dhe shërben si instrument krahasues ndërkombëtar mes shteteve.

Kosova, sipas të njëjtit raport, është vlerësuar me 43 pikë për vitin 2025, duke u renditur në vendin e 76-të. Mali i Zi është vlerësuar më mire në Ballkanin Perëndimor sa i përket luftës kundër korrupsionit. Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025 të Transparency International, Serbia ka marrë numrin më të vogël të pikëve.

Transparency Intertnational thotë se në disa vende të Ballkanit Perëndimor, përgjigja e dobët e gjyqësorit vlerësohet si një nga pengesat kryesore për luftën e suksesshme kundër korrupsionit, “teksa gjyqtarët dhe prokurorët po bëhen gjithnjë e më shumë objekt i sulmeve nga qeveritë”.

Në këtë drejtim, organizata përmend Serbinë ku thuhet se pas hetimeve për abuzime të dyshuara nga anëtarë të Qeverisë, Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi “po përballet me presion në rritje, përfshirë fushata denigruese të udhëhequra nga Qeveria, pengimin e bashkëpunimit me policinë dhe ndryshime ligjore që dobësojnë aftësinë e saj për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë”.

Në raportin e publikuar, TI tha se mesatarja globale e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit ka pësuar rënie në më shumë se një dekadë, në vetëm 42 nga 100. Renditja globale pasqyron pozicionin relativ të secilit vend në raport me vendet e tjera të përfshira në indeks.

Organizata thekson se të dhënat për përpilimin e indeksit bazohen në vlerësime nga burime të pavarura dhe përfshijnë elemente si ryshfeti, keqpërdorimi i fondeve publike, emërimet politike në administratë, transparenca në deklarimin e pasurisë dhe konfliktit të interesit, si dhe mekanizmat për parandalimin dhe ndëshkimin e korrupsionit në sektorin publik.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Durrës/ Banorët protestë para bashkisë, kundërshtojnë projekti që lidh bregdetin me rrugën kryesore të qytetit
Artikulli tjetër Macron: BE-ja të krijojë një instrument të përbashkët huamarrjeje dhe të sfidojë dollarin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.