KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet vëllai i deputetes
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet vëllai i deputetes
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitike

Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet vëllai i deputetes

Përditësimi i fundit: 19 Shkurt, 2026 11:03 am
227 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Autoritetet italiane kanë arrestuar Markelian Hotin, 27-vjeçar, i konsideruar nga hetuesit europianë si një nga trafikantët kryesorë shqiptarë. Hoti është vëllai i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti, e cila nuk ka komentuar akuzat ndaj tij.

Ai ishte i fshehur së bashku me të fejuarën në një B&B (shtrat dhe mëngjes) në zonën periferike të Ponte di Nona në Romë, ku strukturat mikpritëse nuk kishin regjistruar praninë e tij, duke e bërë të “padukshëm” për autoritetet.

Hoti ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik ndërkombëtar droge, pas një mandati arresti europian të lëshuar nga autoritetet belge në janar 2025, për “organizatë kriminale për trafik narkotikësh”, vepër që parashikon deri në 15 vite burg.

Hetimet kanë treguar se ai kishte një rol kyç në një organizatë kriminale që shpërndante kokainë nga Porti i Anversit në Belgjikë, përmes automjeteve të mëdha deri në Dubai. Një ngarkesë prej 50 kilogramë kokainë e fshehur në kontenierë shërbeu si provë kyçe për identifikimin e tij.

Hetuesit e “Squadra Mobile” e Romës, të koordinuar nga Roberto Pititto, e gjetën Hotin në B&B-në ku ai qëndronte si “fantazmë”, falë mosregjistrimit të tij në portalin ‘Alloggiati Web’ nga pronari i strukturës.

Pasi u verifikua identiteti i tij, Hoti u dërgua menjëherë në burg, ku do të qëndrojë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, derisa të përfundojë procedura e ekstradimit.

Arrestimi i Hotit vjen pas disa muajsh arratisjeje, gjatë të cilëve ai kishte arritur të shmangte autoritetet, dhe tregon efektivitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar të policive në ndjekjen e krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Europës dhe Lindjes së Mesme.

Në të kaluarën, deputetja Elda Hoti është përballur me akuza të ngjashme për lidhje kriminale të familjes së saj. Në vitin 2021, Llesh Nikolli i kishte drejtuar KQZ-së një ankesë, duke akuzuar deputeten se kishte fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David në Artan Hoti, për shkak të të shkuarës së tij kriminale, por deputetja i kishte mohuar këto akuza.

Elda Hoti është deputete shqiptare që mban mandatin që nga viti 2017. Fillimisht u zgjodh në Parlament si pjesë e një partie politike të mëparshme, por më vonë iu bashkua opozitës dhe aktualisht përfaqëson Partinë Demokratike. Gjatë karrierës së saj politike, është përballur me sfida dhe debate publike lidhur me aktivitetin e familjes së saj, por ka vazhduar të jetë aktive në politikën shqiptare dhe në Parlament.

Elda Hoti është deputete që nga viti 2017. Fillimisht ajo u zgjodh në parlament si deputete e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), dhe në vitin 2021 u etiketua si tradhëtare pasi braktisi LSI-në në 2019, për të hyrë në parlament si pjesë e opozitës së re. Ajo u rikthye sërish në Parlament aktualisht si deputete e Partisë Demorkatike pasi deputeti Mark Marku dha dorëheqjen nga mandati.

Elda Hoti doli deputete nga lista e Partisë Demokratike me aleatët pas dorëheqjes së kreut të listës së Lezhës, Mark Marku. Më herët, ajo ka qenë deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila nuk e dorëzoi mandatin në vitin 2017.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së

4,26 miliardë lekë për pastrim dhe Tirana mbetet ende e pistë!

Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi?

Jared Kushner, fytyra e re oligarkisë amerikane

A ia vlen të investosh në obligacionet e shoqërive tregtare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nga arratia. Ermal Beqiri fiton tenderin 2.6 miIion euro nga KLGJ
Artikulli tjetër Çështja Balluku ‘ndez’ Kuvendin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Fushat e naftës në Venezuelë po ndryshojnë lojën për SHBA-të, OPEC-un dhe Hormuzin
Analize Bota Ekonomi Opinion Politike Zhvillim 29 Gusht, 2026
30 minuta alarm në qiell! Bien radarët dhe mbylljet hapësiras ajrore shqiptare
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Ndalohet hyrja e anijes “Hanuman” në portin e Durrësit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 29 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.