KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Petrit Malaj, po bllokon ligjin që u ul çmimet shtëpive
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Petrit Malaj, po bllokon ligjin që u ul çmimet shtëpive
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Petrit Malaj, po bllokon ligjin që u ul çmimet shtëpive

Përditësimi i fundit: 23 Shkurt, 2026 10:06 am
407 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Petrit Malaj, njeriu që u katapultua në krye të financave të shtetit si një emërim direkt dhe besnik i Belinda Ballukut, po dëshmon dita-ditës se detyra e tij e vërtetë nuk është mirëqenia e qytetarëve, por administrimi i heshtur i interesave të një grushti njerëzish që kontrollojnë betonin në Shqipëri.

Megjithëse ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme ka hyrë zyrtarisht në fuqi që më 22 janar 2026, ai po mbahet peng në sirtarët e ministrit. Malaj premtoi publikisht se udhëzimet që zhbllokojnë procesin do të ishin gati brenda mesit të shkurtit, por sot që jemi në datën 20, sportelet e Kadastrës mbeten të bllokuara. Kjo “vonesë teknike” nuk është asgjë tjetër veçse një shërbim i pastër i tij ndaj oligarkisë së ndërtimit.

Kjo vonesë mban erën e një korrupsioni të sofistikuar ku paratë fitohen pikërisht duke mos bërë asgjë. Duke sabotuar zbatimin e rivlerësimit, “zari” i financave ka goditur drejtpërdrejt tregun e rishitjes.

Mijëra familje shqiptare që duan të shesin pronat e tyre me taksën e zbutur prej 5%, janë detyruar t’i tërheqin ato nga tregu në pritje të udhëzimeve që Malaj nuk po i firmos. Ky bllokim artificial i ofertës ka krijuar një “autostradë” për ndërtuesit e mëdhenj, të cilët tani shesin kullat e tyre pa asnjë konkurrencë nga tregu i shtëpive të përdorura.

Pa alternativa në qarkullim, blerësit janë të detyruar të pranojnë çmimet e fryra të pallateve të reja, të cilat qëndrojnë në majë pikërisht sepse ministri ka vrarë me vetëdije mundësinë e qytetarit për të nxjerrë pronën e tij në shitje.

Është një skemë e mirëmenduar ku Ministria e Financave vepron si mburojë për ndërtuesit, duke u siguruar atyre monopolin mbi shitjet dhe duke ndaluar rënien e natyrshme të çmimeve që do të vinte nga shtimi i pronave në treg.

Ndërsa Petrit Malaj mund të mburret me aksione ndaj biznesit të vogël për një kupon gjize, ai mbyll sytë përpara faktit se “harresa” e tij po i mban çmimet e banesave të betonizuara në nivele të paarritshme për shqiptarët.

Ky sabotim i ligjit të Kuvendit tregon se për këtë titullar, urdhri i padronëve të betonit dhe i shefes që e katapultoi në atë karrige, vlen më shumë se interesi publik. Kostoja e kësaj loje po paguhet me kursimet e familjeve të thjeshta, ndërsa milionat e siguruara nga mbajtja artificiale e çmimeve po rrjedhin drejt xhepave të atyre që nuk ngopen kurrë.

 

Marrë nga JOQ

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kamza mes përçmimit politik dhe betonit klientelist
Artikulli tjetër Kompanitë ANK dhe 2T morrën miliona euro dhe shkatërruan rrugën Librazhd-Elbasan

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.