KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ish-deputeti socialist Ardit Kajap përfiton 85 ha për park fotovoltaik, pa konsultim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ish-deputeti socialist Ardit Kajap përfiton 85 ha për park fotovoltaik, pa konsultim
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreSociale

Ish-deputeti socialist Ardit Kajap përfiton 85 ha për park fotovoltaik, pa konsultim

Përditësimi i fundit: 24 Shkurt, 2026 11:45 am
424 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Biznesi brenda partisë është shndërruar në një plaçkitje të madhe të pronës publike, aq sa zyrtarët apo ish-zyrtarët veprojnë në mënyrë të hapur, vetëm e vetëm që të kënaqin eksponentë të mazhorancës. Një rast tipik i abuzimit vjen nga Qarku i Dibrës, pikërisht nga kryetarja e Bashkisë së Bulqizës, Festime Mjeshtri.

Me vendime tepër të befta, pa kryer asnjë konsultim publik, dëgjesë me banorët e zonës e gjithçka tjetër, Festimja ka nxjerrë në ankand një pronë të stërmadhe prej rreth 85 hektarësh në Martanesh, për një park të madh aerogjenerator. Ka dyshime se, të gjitha dokumentet e kryera nga vetë Bashkia e Bulqizës, janë qepur për t’ia dhënë një tjetër eksponenti të Partisë Socialiste.

Dokumentet e hulumtuara nga redaksia e Vox News tregojnë se përfitues i kësaj sipërfaqe të stërmadhe është Ardit Kaja, një ish-deputet dhe Prefekt i Dibrës. Dyshimet janë se, Kaja gjatë kohës që ndodhej në prefekturë, apo edhe në zyra të tjera shtetërore në Dibër, ka “qepur” letrat e tokës dhe me njohje e lidhje të afërta me strukturat e PS-së, ka arritur që ta marrë këtë leje.

Por, skandali thellohet më tej për shkak se Bashkia e Bulqizës, apo edhe firma fituese e kësaj leje, nuk ka bërë asnjë konsultim me banorët e zonës së Martaneshit, të cilët janë shkelur dhe nëpërkëmbur nga vetë kjo bashki, duke qenë se pushteti lokal apo qendror nuk ka ndalur një projekt të shumë debatuar për ndërtimin e një HEC-i, duke devijuar ujërat e Basenit Mat në Basenin Drin.

Fituesi i ankandit 

Ditët e fundit, sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Bashkia e Bulqizës ka shpallur fituesin e një ankandi të hapur para pak javësh, me objekt “dhënie në përdorim nga fondi pyjor/kullosor për ndërtim aerogjenerator, fotovoltaik (stacionet, bazamentet dhe objektet përkatëse) në pasurinë me sipërfaqe totale 85.9 ha, në fshatin Melcu, Njësia Administrative Martanesh”.

Mësohet se, vlera fillestare e ankandit ishte 132.000 lekë për hektarë në vit. Në total, për të gjithë sipërfaqen prej 85.9 ha, vlera e ankandit ka dalë 11.3 milionë lekë.

“Vlera e shpallur fituese është 11.467.650 lekë/vit. Ofertuesi i shpallur fitues është subjekti ‘ALB-ML Solar Energy Investment’. Ofertuesi i shpallur fitues ftohet të paraqes pranë Bashkisë Bulqizë, zyrës juridike dhe prokurimeve, kopjen e nënshkruar të formularit te kontratës dhe të sigurimit të kontratës, siç parashikohet në dokumentat standarde të ankandit, brenda 10 ditëve nga shpallja,” thuhet në dokumente.

Por, zonja Festime Mjeshtri, a është bërë ndonjë konsultim me banorët e zonës? Çfarë lejesh ka marrë ky subjekt? A i janë përshtatur dokumentet kësaj firme? Dhe, më kryesorja, a ka ndikuar një nga pronarët e firmës te Ju vetë, apo te punonjësit e tjerë të Bashkisë Bulqizë?

Pronaret e Alb-ML Solar

Ky është një tjetër rast tipik për një dosje penale, qoftë në SPAK apo në institucionet e tjera të drejtësisë, ku bëhet biznes brenda partisë. Një ish zyrtar i lartë që përdor lidhjet e tij për të fituar një pronë të stërmadhe, madje duke njohur edhe vendin.

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, kompania “ALB- ML Solar Energy Investment” është themeluar në muajin korrik të vitit 2025, nga Latif Miha, ish-deputeti e prefekti Ardit Kaja dhe Saimir Jakimi. Kapitali i kompanisë është vetëm 100 mijë lekë, ndërsa Miha zotëron 60 % të shoqërisë, teksa Ardit Kaja dhe Saimir Jakimi zotëron secili nga 20 % të firmës.

Objekti i shoqërisë është ndërtim impiantesh dhe panelesh fotovoltaike për prodhim energjie elektrike, tregtim brenda dhe jashtë vendit të energjisë elektrike.

Vox News ka mësuar se një nga ortakët e kësaj shoqërie, Ardit Kaja, ka lidhje të forta me pushtetin. Ai ka qenë në vitin 2017 Prefekt i Dibrës, ndërsa më parë ka qenë drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës. Gjithashtu ka qenë edhe kryeinspektor i INUK, në Bashkinë e Tiranës në vitet 2010-2011. Ndërkohë, ai ka qenë për një legjislaturë edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe më pas, drejtor i Zyrës së Punës në Dibër.

Pikërisht postet që ka mbajtur, apo edhe lidhjet që ka krijuar, qoftë në pushtetin qendror, apo edhe atë lokal, e kanë bërë një nga njerëzit më me influencë në zonën e Dibrës. Aq sa Festimja e Bulqizës të anashkalojë procedura normale dhe të shkelë ligje dhe rregullore, vetëm e vetëm që t’i japë Kajës një sipërfaqe të stërmadhe, pa bërë një njoftim në Njësinë Martanesh apo edhe pa mbledhur formalisht banorët e fshatit ku do të ndërtohet ky park.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tirana, qyteti më i ndotur në Evropë
Artikulli tjetër Presion i fortë nga Brukseli/ Rama zbythet nga neni që ndalon pezullimin e zyrtarëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.