KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin – Kosova shkon në zgjedhje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin – Kosova shkon në zgjedhje
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoni

Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin – Kosova shkon në zgjedhje

Përditësimi i fundit: 6 Mars, 2026 11:04 am
149 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Me dekretin e Presidentes, Vjosa Osmani shpërndahet të premten Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e dhjetorit. Sipas Osmanit “dështimi i të enjtes mbrëma i deputetëve të Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ka shtyrë Kosovën në zgjedhje të reja”. Sipas saj, “kjo situatë ka qenë plotësisht e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe që ata përfaqësues nuk zgjodhën interesin e popullit”, theksoi Osmani. Ajo tha se datën e zgjedhjeve të reja parlamentare do ta shpallë pas konsultimeve me partitë politike.

Dështoi zgjedhja e presidentes/it

Parlamenti i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme në orët e vona të ditës së enjte, dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit, në mungesë kuorumi të deputetëve, duke bërë që kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ta ndërpresë seancën që në nisje të saj. Vetëm 66 deputetë të shumicës parlamentare morën pjesë në seancë, e cila nga ana tjetër u bojkotua tërësisht nga partitë politike opozitare.

“Me këtë rast nuk ka kuorum për të vazhduar më tutje me votimin. Disa herë në këtë seancë i bëra apele deputetëve të cilët mungojnë që të vijnë dhe të jenë të pranishëm në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Situata është që ata nuk janë të pranishëm. Rrjedhimisht nuk i kemi 2/3 e deputetëve”, tha kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu. Dy kandidatë ishin të propozuar për president, Glauk Konjufca nga Vetëvendosja dhe Fatmire Kollçaku, po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pritet vendim nga Kushtetuesja

Sapo kryetarja e Kuvendit ndërpreu punimet e seancës, ajo njoftoi se Lëvizja Vetëvendosje tashmë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, “lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”.

“Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit”, shkroi kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu. Partitë politike opozitare që nuk morën pjesë në seancë, thanë se megjithatë, ata qysh më datën 06.05 presin nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani që të nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe të caktojë datën e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme parlamentare.

Para seancës për zgjedhjen e Presidentes/it, Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë tjetër ku provoi t’i kalojë disa amendamente të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila kërkonte ndryshime kushtetuese në mënyrë që Presidenti i vendit të zgjidhej drejtpërdrejt me votë nga populli e jo ashtu siç parashihet për tash në Kushtetutë, që i pari i vendit të zgjidhet në parlament. Edhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese dështoi në mungesë të kuorumit, ndonëse shumica e partive shqiptare në parim ishin pro. Për çdo ndryshim kushtetues kërkohet miratimi nga dy të tretat e të gjithë deputetëve të Kuvendit, sikundër kërkohen edhe dy të tretat e të gjithë deputetëve nga radhët e komuniteteve pakicë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tre emrat që mund ta udhëheqin Iranin pas Khameneit
Artikulli tjetër Një javë luftë në Lindjen e Mesme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.