SHBA dhe Venezuela kanë rënë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore, duke shënuar një kthesë të madhe në raportet mes dy vendeve pas viteve të tensioneve politike.
Marrëdhëniet mes dy vendeve u përmirësuan pas një operacioni ushtarak në janar, kur forcat amerikane kapën presidentin venezuelian Nicolás Maduro, i cili tani përballet me akuza për trafik droge dhe armësh në SHBA.
Ndërkohë, ambasada amerikane në Karakas është rihapur dhe pritet që diplomatët nga misioni amerikan në Kolumbi të transferohen në Venezuelë për të forcuar kontaktet dhe negociatat mes dy vendeve.
Në të njëjtën kohë, SHBA dhe Venezuela kanë nisur edhe marrëveshje të reja në sektorin e naftës dhe mineraleve, pasi vendi i Amerikës Latine ka rezervat më të mëdha të naftës në botë dhe burime të mëdha ari, diamantesh dhe mineralesh të rralla.
Marrë nga Associated Press