KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë/ Në pritje të Kushtetueses, vazhdojnë përplasjet mes pushtetit dhe opozitës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kosovë/ Në pritje të Kushtetueses, vazhdojnë përplasjet mes pushtetit dhe opozitës
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoniZhvillim

Kosovë/ Në pritje të Kushtetueses, vazhdojnë përplasjet mes pushtetit dhe opozitës

Përditësimi i fundit: 9 Mars, 2026 10:25 am
127 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Dekreti i presidentes Vjosa Osmani për t’i dhënë fund legjislaturës së 10-të, ka thelluar përplasjet mes pushtetit dhe opozitës, ndërkohë që pritet një vendim për masë të përkohshme ose jo nga Gjykata Kushtetuese, pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka kontestuar kushtetutshmëria e tij.

Në Partinë Demokratike të Kosovës e kanë vlerësuar kushtetues dekretin e nxjerrë nga Osmani për ta shpërndarë Kuvendin e Kosovës. Ata thanë se Vetëvendosje po e keqinterpreton Kushtetutën për të prodhuar kriza institucionale.

Por Lëvizja Vetëvendosje, subjekti që drejton Qeverinë, dekretin e ka quajtur antikushtetues dhe e ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Jokushtetues atë e kanë vlerësuar edhe njohës të çështjeve juridike e politike

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka theksuar se shpërndarja e Kuvendit është pasojë e drejtpërdrejtë kushtetuese kur ky organ dështon ta zgjedhë presidentin brenda afatit 30-ditor të përcaktuar me Kushtetutë. Në konferencën për media të mbajtur të dielën, Gruda ka deklaruar se nëse nënkuptohet se shpërndarja e Kuvendit ndodh vetëm pas dështimit të votimit të tretë për presidentin, atëherë Kuvendi mund të mos thërrasë kurrë seancë dhe ta zgjasë afatin përtej parashikimeve kushtetuese, duke mos aktivizuar as afatin 30 ditësh as atë 60 ditësh.

Sipas Grudës, afati 60-ditor shërben kryesisht për situata kur posti i presidentit mbetet vakant, si në rast dorëheqjeje, shkarkimi apo vdekjeje të presidentit. Në këto raste, sipas tij, nuk mund të zbatohet afati prej 30 ditësh i nenit 86, sepse ai lidhet me përfundimin e rregullt të mandatit të presidentit aktual.
Në Vetëvendosje kanë thënë se vendimi i presidentes për ta shpallur të përfunduar mandatin e Kuvendit është arbitrar dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Në kërkesën e saj drejtuar Kushtetueses, Vetëvendosje ka kërkuar caktimin e masës së përkohshme për t’i kufizuar efektet dhe pasojat nga vendimi i presidentes.

“Jemi dëshmitar që shpërndarja e Kuvendit sot paraqet një akt të paprecedent, i cili bie ndesh me rendin tonë kushtetues dhe ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë. Nuk ka asnjë arsye se pse duhej të ndodhte një akti i tillë sot në mëngjes”, ka deklaruar Arbërie Nagavci, shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së.

Në Vetëvendosje insistojnë se kanë afat edhe 59 ditë nga nisja e seancës me 5 mars, që ta zgjedhin presidentin, duke iu referuar nenit 82 të Kushtetutës, i cili flet për shpërndarjen e Kuvendit.

Ky nen thotë se Kuvendi shpërndahet nëse brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes nuk zgjidhet presidenti i Republikës së Kosovës.

Jokushtetues vendimin e Osmanit e ka vlerësuar edhe kryeministri Albin Kurti.

Ai e ka cituar nenin 86 të Kushtetutës që thotë se Kuvendi shpërndahet nëse asnjëri kandidat nuk i mbërrin 61 vota në rundin e tretë.

“Ne nuk kemi mbërritur ende atje, dy kandidatë ishin mbrëmë, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, mirëpo nuk u konsumua as rundi i parë lëre më i treti”, ka thënë Kurti në një konferencë për media të mbajtur të premten.

Profesori i teorisë së shtetit dhe së drejtës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Flamur Hyseni, vlerëson se dekreti është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se Vetëvendosje ka ende dy muaj kohë për ta zgjedhur presidentin dhe për t’i shmangur zgjedhjet. Ai theksoi se neni 82, paragrafi 1, nënparagrafi 3 përcakton se Kuvendi e humb aftësinë vepruese vetëm nëse brenda 60 ditësh nga fillimi i procedurës nuk zgjidhet presidenti.

Antikushtetues dekretin e presidentes e ka vlerësuar edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Sipas tij, veprimi i Osmanit është përpjekje për ndryshim të formës së pushtetit shtetëror dhe për shndërrimin e sistemit kushtetues nga parlamentar në presidencial, pasi në sistemet parlamentare parlamenti shpërndahet vetëm në raste të caktuara, si mocioni i mosbesimit, vetëshpërndarja ose pamundësia për të formuar organet qendrore të pushtetit.

Ndërkohë, partitë politike janë përplasur edhe për mungesën e konsensusit për presidentin e ri. PDK ka akuzuar Vetëvendosjen se po e çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe po kërkon kontroll mbi institucionet. Nga ana tjetër, zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, tha se në takimet me PDK-në nuk ishte shprehur kundërshtim për kandidaturën e Glauk Konjufcës dhe se komunikimi me opozitën ka qenë normal.

Presidentja e dekretoi shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjedhjes së presidentit deri më 5 mars dhe ka konsultuar partitë për datën e zgjedhjeve të parakohshme. Liderët politikë janë takuar disa herë për të arritur një figurë konsensuale, por pa sukses. Kryeministri Albin Kurti tha se ka zhvilluar disa takime me liderët opozitarë dhe se kishte propozuar emra si Andin Hoti për të nisur diskutimin, por nuk pati mbështetje dhe opozita nuk propozoi asnjë kandidat. Ai shtoi se sipas Kushtetutës ekzistojnë 60 ditë për të gjetur një zgjidhje dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.

 

Marrë nga Koha.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Balluku kërkon në gjykatë, heqjen e masës ‘pezullim nga detyra’
Artikulli tjetër Qytetet me më shumë makina për banorë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.