KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lufta në horizont, Khamenei jep urdhrin për të goditur Izraelin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Lufta në horizont, Khamenei jep urdhrin për të goditur Izraelin
BotaFokusOpinionPolitike

Lufta në horizont, Khamenei jep urdhrin për të goditur Izraelin

Përditësimi i fundit: 2 Gusht, 2024 5:02 am
119 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Gjatë funeralit të liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, disa liderë politikë të Republikës Islamike përsëritën thirrjet për hakmarrje ndaj Izraelit, i konsideruar përgjegjës për sulmin që e vrau. Udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei u lut për Haniyeh pasi kërcënoi me “dënim të ashpër”.

Të pranishëm në varrim ishin Presidenti Pezeshkian dhe kreu i Gardës Revolucionare Islamike, gjeneral Hossein Salami. Khalil al-Hayya, kreu i marrëdhënieve me jashtë të lëvizjes, premtoi gjatë ceremonisë së varrimit se “slogani i Ismail Haniyeh, ‘Ne nuk do ta njohim Izraelin’, do të mbetet një slogan i pavdekshëm” dhe se “ne do ta persekutojmë Izraelin derisa të çrrënjoset nga toka e Palestinës”.

Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Galibaf tha se Irani “do të zbatojë patjetër urdhrin e liderit suprem për t’u hakmarrë për Haniyeh: është detyra jonë të përgjigjemi në kohën e duhur dhe në vendin e duhur,” tha ai në një fjalim para turmës që brohoriste “Vdekje Izraelit, Vdekje Amerikës!”.

Khamenei, i cili ka fjalën e fundit në çështjet politike të Iranit, tha: “Është detyra jonë të kërkojmë hakmarrje”.

New York Times: Ajatollah Ali Khamenei ka dhënë urdhrin për të goditur Izraelin

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka dhënë urdhër për të goditur drejtpërdrejt Izraelin si hakmarrje për vrasjen e kreut të byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran. Kështu raporton New York Times, duke cituar tre zyrtarë iranianë.

Është e paqartë se sa me forcë do të përgjigjet Irani dhe nëse do të kalibrojë edhe një herë sulmin e tij për të shmangur një përshkallëzim, siç ndodhi prillin e kaluar. Sipas burimeve me të cilat foli NYT, komandantët ushtarakë iranianë po shqyrtojnë një tjetër sulm të kombinuar me dron dhe raketa ndaj objektivave ushtarake në afërsi të Tel Avivit dhe Haifës, duke u siguruar që të shmangin objektivat civilë. Një tjetër opsion është një sulm i koordinuar nga Irani dhe nga frontet e tjera, duke përfshirë Jemenin, Sirinë dhe Irakun.

Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, ka udhëzuar komandantët ushtarakë të Gardës Revolucionare dhe ushtrisë për të përgatitur plane si për sulm ashtu edhe për mbrojtje, nëse lufta zgjerohet dhe Izraeli ose Shtetet e Bashkuara godasin Iranin.

Izraeli i dërgon një mesazh Hezbollahut

Pas vrasjes së Fuad Shukr, komandant i rangut të lartë të Hezbollahut, Izraeli i përcolli një mesazh grupit shiit nëpërmjet diplomatëve perëndimorë, se sulmet në shkallë të gjerë ndaj civilëve izraelitë do të çojnë në një luftë të plotë. Kjo është bërë e ditur nga faqja izraelite e lajmeve “Ynet”. Sipas këtij burimi, mesazhi i dërguar grupit pro-iranian vinte në dukje se Izraeli kishte në shënjestër komandantët dhe luftëtarët e grupit shiit dhe jo infrastrukturën e tij, dhe pritshmëria ishte që Hezbollahu të shënjestrojë vetëm personelin ushtarak izraelit. Izraeli po përgatitet për hakmarrje pasi komandanti i lartë i Hezbollahut Shukr u vra në një sulm në periferi të Bejrutit, duke u bërë figura më e lartë e grupit që ekzekutohet në gati 10 muaj konflikt me Izraelin.

Washington Post: SHBA mobilizon 12 anije luftarake në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara kanë mobilizuar 12 anije luftarake në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje midis Izraelit, Libanit dhe Iranit, raportoi Washington Post, duke cituar një burim nga Pentagoni. Anijet – përfshirë aeroplanmbajtësen USS Theodore Roosevelt – ndodhen tashmë në Gjirin Persik, Mesdheun Lindor dhe Detin e Kuq.

Blinken: U bëj thirrje të gjitha palëve, shmangni përshkallëzimin

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken lëshoi një apel nga Mongolia për t’i dhënë fund përshkallëzimit në Lindjen e Mesme. Pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran dhe kërcënimeve për një përgjigje të ashpër nga Irani, Blinken u bëri thirrje “të gjitha palëve” të ndalojnë “veprimet përshkallëzuese” dhe të vendosin për një armëpushim në Gaza. Arritja e paqes, tha kreu i diplomacisë amerikane në pjesën mongole të turneut të tij në Azi, “fillon me një armëpushim dhe, për të arritur atje, është e nevojshme së pari që të gjitha palët të bisedojnë dhe të ndalojnë ndërmarrjen e çdo veprimi përshkallëzues”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Partizani i jep fund aventurës europiane
Artikulli tjetër Bardhi: Dosja SKY ECC përfshin politikanë, dy prokurorë të SPAK, nje ish-gjyqtar dhe bashkëshortin e zonjes Felaj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.