KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bardhi: Dosja SKY ECC përfshin politikanë, dy prokurorë të SPAK, nje ish-gjyqtar dhe bashkëshortin e zonjes Felaj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Bardhi: Dosja SKY ECC përfshin politikanë, dy prokurorë të SPAK, nje ish-gjyqtar dhe bashkëshortin e zonjes Felaj
OpinionPolitikeZhvillim

Bardhi: Dosja SKY ECC përfshin politikanë, dy prokurorë të SPAK, nje ish-gjyqtar dhe bashkëshortin e zonjes Felaj

Përditësimi i fundit: 2 Gusht, 2024 5:07 am
112 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas arrestimit të kryeprokurorit të Vlorës.

Ai ka zbardhur detaje të dosjes që sipas tij po mbahet sekret, ku thekson se janë të përfshirë politikanë, dy prokurorë të SPAK, prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti prokuror i Ermonela Felajt, komisionerja e Vettingut, ish gjyqtari Artan Gjermeni, etj.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Procedimi penal nr. 26, datë 07.02.2024 i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vënë në pikëpyetje serioze kredibilitetin e sistemit të reformuar të drejtësisë në vend dhe ka vetëm një mënyrë për të vazhduar të ruhet besimi i publikut tek drejtësia: Drejtësi e barabartë, transparente dhe pa vija të kuqe.

Drejtësia selektive, që merr në mbrojtje disa prokurorë, në emër të vëllazërisë institucionale apo lidhjeve të forta politike, rrënon në mënyrë përfundimtare besimin e publikut tek SPAK.

Personalisht jam i shokuar nga të dhënat e përfituara nga hetimi i deritanishëm i kësaj çështje, që provon edhe njëherë se filtrit të vettingut i kanë shpëtuar një dyzinë prokurorësh e gjyqtarësh të korruptuar. Është detyrë e SPAK dhe GJKKO, që pa fshehur të dhënat, me kurajo dhe një hetim të plotë e të gjithëanshëm, të përmbushin misionin për pastrimin e drejtësisë nga prokurorët e gjyqtarët e korruptuar.

Për fat të keq, të dhënat e deritanishme të hetimit të kësaj çështje, ngrenë dyshime të arsyeshme se po funksionon vëllazëria institucionale apo mbrojtja e prokurorëve me lidhje të forta politike.

Mekanizmi kriminal “bëj gati xhixhat” duhet të sjellë pasoja për të gjithë.

📍Nuk bën sens që dy punonjës të drejtësisë me të drejtë të jenë në burg sepse akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm përmes përfitimeve monetare të parregullta, ndërkohë që “përfituesi” prokuror, vetëm se është familjar i një deputetje të Edi Ramës, të vazhdojë të japë drejtësi në emër të Republikës i pa shqetësuar.

📍Nuk bën sens që dy punonjës të drejtësisë me të drejtë të jenë në burg sepse akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm përmes përfitimeve monetare të parregullta, ndërkohë që të paktën dy prokurorë të SPAK, mes tyre i preferuari i Edi Ramës, që përshkruhen si prokurori me tarifën më të ulët apo tjetri me tarifën më të lartë, të vazhdojnë të bëjnë sikur luftojnë të pashqetësuar “krimin dhe korrupsionin” në emër të Republikës.

📍Nuk bën sens që të urdhërohet mospublikimi i akteve dhe të kërcënohet media me burg, vetëm që të mbahet e fshehtë përfshirja në këtë çështje e takimit të politikanit “Tao” me prokurorin e çështjes së “Toyota Yaris”.

📍Nuk bën po ashtu sens që një pjesë e të dhënave për këtë çështje të përgjimeve të SKY ECC të sjella nga autoritetet e huaja (Europol, Eurojust, autoritetet franceze të drejtësisë, apo autoritetet belge të drejtësisë), të mos përdoren për hetimin e plotë e të gjithëanshëm të kësaj çështje, duke menduar se do mbeten të fshehta dhe për to nuk do të flitet.

📍Nuk bën sens që një ish-gjyqtar i akuzuar përgjithësisht si i lidhur me Bandën e Lushnjes, të vazhdojë i pashqetësuar edhe pse qartësisht është “magjistari” që shqyrton çështjet ku ka efekt ndikimi i paligjshëm.

📍Nuk bën sens që komisionerja e vettingut që ishte mandatuar për të pastruar sistemin nga korrupsioni, të vazhdojnë të sillen sikur e ka përmbushur me integritet këtë mision, ndërkohë që përfshihet në afera vetë, në kaq pak të dhëna sa janë përfituar deri më tani nga kjo çështje.

SPAK është vënë edhe njëherë në një provë serioze nëse do sjell atë që presin qytetarët e ndershëm të këtij vendi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, apo do jetë selektiv dhe institucion me vija të kuqe. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është jetike për të ardhmen e Shqipërisë. Por ajo duhet të jetë serioze, e plotë, pa vija të kuqe dhe pa kursyer prokurorë, gjyqtarë, e politikanë, në emër të vëllazërisë institucionale, lidhjeve të forta politike apo statusit social “i pushtetshëm, bashkëpunëtor i afërt i Edi Ramës”!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lufta në horizont, Khamenei jep urdhrin për të goditur Izraelin
Artikulli tjetër Skandali i mikrokredive përplas Presidentin me Drejtorin e Bankës Qëndrore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.