KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skandali i mikrokredive përplas Presidentin me Drejtorin e Bankës Qëndrore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Skandali i mikrokredive përplas Presidentin me Drejtorin e Bankës Qëndrore
FokusKomentPolitikeZhvillim

Skandali i mikrokredive përplas Presidentin me Drejtorin e Bankës Qëndrore

Përditësimi i fundit: 2 Gusht, 2024 5:10 am
115 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Skandali i mikrokredive ku dhjetëra mijëra qytetarë kanë parë që tu sekuestrohen pasuritë për kredi të shumave të vogla, nuk është mbyllur vetëm me rezolutën që maxhoranca miratoi në Parlament.

Një ditë më parë, përmes një letre të paprecedentë drejtuar kryetares së sapozgjedhur të Kuvendit, Elisa Spiropali dhe Komisionit të Ligjeve dhe atij të Ekonomisë, Presidenti Bajram Begaj kërkoi hetim për çka ndodhur në gjithë këto vite.

“Komisionet parlamentare kanë mundësi ligjore dhe institucionale të hetojnë rreth performancës së strukturave të brendshme institucionale, të cilat merren drejtpërdrejt me mbikëqyrjen e subjekteve të licencuara…”, shkruante ndër të tjera Begaj.

Lidhur me letrën e kreut të shtetit, 24 orë më vonë, ka ardhur edhe përgjigjja e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili teksa heq përgjegjësinë e institucionit që drejton lidhur me procesin e konfiskimit të pasurive të qytetarëve, kërkon që të bëhet kujdes ndaj keqinformimit, pasi mund të cënojë reputacionin e Bankës.

Presidenti Begaj në letrën e tij të gjatë drejtuar Kuvendit, thotë se qytetarët do të jenë të qetë kur institucionet të kenë gjetur zgjidhet e duhura. E në këtë pikë, në fund të letrës së tij Guvernatori Sejko shprehet se mbetet i hapur për kontributin e të gjitha palëve.

Presidenti Begaj: Përveç temës së vigjilencës institucionale, një temë e rëndësishme për performancën e BSH-së është dhe reagimi institucional. Ngjarje të papëlqyeshme, të pavarura nga vullneti i institucioneve mbikëqyrëse, mund të ndodhin, pavarësisht përpjekjeve për t’i parandaluar. E rëndësishme është se si institucionet reagojnë ndaj tyre. Komisionet parlamentare kanë mundësi ligjore dhe institucionale të hetojnë rreth performancës së strukturave të brendshme institucionale, të cilat merren drejtpërdrejt me mbikëqyrjen e subjekteve të licencuara, për të vlerësuar nëse janë ato instrumenti i duhur, nëse ato kanë kapacitetet apo resurset e duhura, nëse drejtohen me profesionalizëm dhe me kompetencë, etj. Ngjarjet që kanë ndodhur janë një motiv shumë i fortë për reflektim. Komisionet parlamentare lipset të ndihmojnë institucionin në këtë reflektim.

Guvernatori Sejko: Sot, miliona shqiptarë i kanë besuar sistemit bankar e financiar rreth 16 miliardë euro, sistem mbi të cilin Banka e Shqipërisë vigjilon pareshtur, ndaj çdo keqinformim mbi rolin dhe funksionet e Bankës së Shqipërisë rrezikon cenimin e reputacionit të këtij institucioni, i cili ka marrë kurdoherë vlerësime maksimale nga partnerët dhe institucione prestigjioze ndërkombëtare.

Presidenti Begaj: Ndjeshmëria publike ndaj abuzimit me administrimin e kredive me probleme është shumë e lartë dhe shqetësimi qytetar është legjitim. Çështja do të krijojë qetësi kur publiku të perceptojë se institucionet janë në sintoni të plotë me këtë shqetësim, kanë identifikuar dhe po punojnë për zgjidhjet e duhura. Qytetarët kanë nevojë të kuptojë se shteti dhe institucionet janë me ta dhe kundër abuzuesve.

Guvernatori Sejko: Ne mbetemi të hapur të japim të gjithë kontributin, informacionin, e sqarimet e nevojshme duke e konsideruar transparencën dhe llogaridhënien e plotë ndaj të gjitha palëve, e veçanërisht publikut, një element kyç të besueshmërisë së saj dhe tejet të rëndësishëm në përmbushjen e njërit prej mandateve të saj ligjore, atë të stabilitetit financiar të vendit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bardhi: Dosja SKY ECC përfshin politikanë, dy prokurorë të SPAK, nje ish-gjyqtar dhe bashkëshortin e zonjes Felaj
Artikulli tjetër Trump kritikon shkëmbimin e të burgosurve SHBA-Rusi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.