KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Albgaz” shpërndau deri në 7.8 milionë lekë dieta të pajustifikuara dhe nuk zbatoi rekomandimet e KLSH-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Albgaz” shpërndau deri në 7.8 milionë lekë dieta të pajustifikuara dhe nuk zbatoi rekomandimet e KLSH-së
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreZhvillim

“Albgaz” shpërndau deri në 7.8 milionë lekë dieta të pajustifikuara dhe nuk zbatoi rekomandimet e KLSH-së

Përditësimi i fundit: 11 Mars, 2026 11:43 am
288 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Administrata e shoqërisë shtetërore “Albgaz” sh.a., përfitoi miliona lekë për dieta të pajustifikuara, për të cilat nuk u morën masa as pas lënies së rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas raportit tematik për verifikimin e zbatimit të rekomandimeve të lëna nga KLSH, rezulton se shoqëria nuk ka zbatuar anjë prej tyre.

Historiku

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit kishte gjetur një sërë shkeljesh dhe mangësish në administrimin e fondeve publike në shoqërinë shtetërore “Albgaz” sh.a., të cilat sipas auditimit përbëjnë efekte negative financiare për vetë shoqërinë dhe për buxhetin e shtetit. Gjetjet lidhen kryesisht me trajtime financiare të pajustifikuara për administratën, pagesa të kryera në kundërshtim me kriteret ligjore të punësimit dhe mungesë të miratimeve institucionale për strukturën dhe nivelin e pagave.

Sipas raportit të auditimit, për periudhën mars 2018 – mars 2020, administrata e shoqërisë  përfitoi padrejtësisht për dieta ushqimore vlerën 4,648,000 lekë, ndërkohë punonjësit përfituan me pa të drejtë edhe bonusin e dietës antidodë në vlerën 3,170,244 lekë. Sipas KLSH-së, përgjegjësia për këtë praktikë bie mbi Këshillin Mbikëqyrës të shoqërisë.

Në total, përfitimet e pajustifikuara nga dieta ushqimore dhe dieta antidodë arrijnë në 7,818,244 lekë, vlerë që sipas audituesve përbën efekt negativ në menaxhimin me ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet të fondeve publike për shoqërinë “Albgaz” dhe për buxhetin e shtetit. Megjithatë, nga verifikimet e mëvonshme rezulton se organet drejtuese të shoqërisë nuk e kanë analizuar këtë shpenzim dhe nuk kanë marrë masa për trajtimin e tij, ndërsa rekomandimi i KLSH-së për këtë çështje mbetet “pa zbatuar”.

Po kështu, i pazbatuar mbetet edhe rekomandimi për shqyrtimin e vlerës së përfituar në mënyrë të padrejtë nga një punonjëse pa arsimin e duhur. Sipas raportit, një punonjëse e sektorit të burimeve njerëzore u emërua me pagë 75,000 lekë pa zotëruar diplomë të arsimit të lartë, në kundërshtim me kriteret e miratuara nga Këshilli Mbikëqyrës. Edhe pse paga u ul në 50,000 lekë në vitin 2019, për periudhën mars–dhjetor 2017 u krijua një diferencë e pajustifikuar prej 416,000 lekësh, e konsideruar efekt negativ për shoqërinë dhe buxhetin e shtetit. KLSH rekomandoi shqyrtimin e kësaj vlere dhe evidentimin e përgjegjësve, por shoqëria dërgoi vetëm një njoftim për kthimin e shumës, i cili nuk është marrë në dorëzim duke lënë në ajër rekomandimin.

Po kështu, auditimi kishte konstatuar se për disa pozicione drejtuese,  si përgjegjës sektori, shef sektori, asistent ekzekutiv, këshilltar dhe drejtor drejtorie nuk ekziston një rregullore e miratuar që të përcaktojë kriteret për caktimin e pagës brenda limiteve të miratuara. KLSH rekomandoi që administratori dhe Këshilli Mbikëqyrës të hartonin dhe miratonin një rregullore të tillë sipas kompetencave statutore. Megjithatë, nga verifikimi rezulton se, ndonëse shoqëria pretendon se çështja është adresuar në organet drejtuese, nuk ekziston asnjë vendimmarrje e dokumentuar, duke lënë edhe këtë rekomandim pa zbatuar.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çmimet nuk janë aq të lira sa thuhet zyrtarisht!
Artikulli tjetër Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.