KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen
AktualeAnalizePolitikeRajoni

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

Përditësimi i fundit: 17 Mars, 2026 10:00 am
94 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska (RS), Savo Miniç, ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Ai njoftoi për dorëheqjen e tij gjatë një konference për media të mbajtur në Banjaluka më 16 mars. Ai tha po ashtu se është konsultuar me presidentin e Republikës Sërska, Sinisha Karan, dhe se ai do ta propozojë sërish për mandatar për ekzekutivin e ri.

Miniç, që është anëtar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, subjekt i Milorad Dodikut, shtoi se e ka mbështetjen e shumicës në Kuvendin Popullor të RS-së.

Ai tha se për këtë hap u vendos me qëllim që të sigurohet legaliteti dhe legjitimiteti i Qeverisë, duke shtuar se ka kundërshtime edhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, pa shpjeguar konkretisht se për çfarë bëhet fjalë.

Kuvendi Popullor i RS do ta shqyrtojë dorëheqjen e tij pasditen e së hënës, në një seancë që është thirrur menjëherë pas konferencës së tij për media.

Kjo është hera e dytë në disa muajt e fundit që Miniç jep dorëheqje dhe paralajmëron se do të jetë sërish mandatar për formimin e Qeverisë së entitetit serb.

Më herët ai kishte qenë ministër i Bujqësisë në Republikën Sërpska dhe u emërua kryeministër i entitetit më 2 shtator të vitit të kaluar.

Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës vendosi më 23 janar se kjo Qeveri nuk ishte kushtetuese, pasi atë e kishte propozuar për mandatar në gushtin e kaluar Millorad Dodik, i cili në atë kohë pretendonte se ishte president i Republikës Sërpska.

Sipas Kushtetutës së RS, mandatarin mund ta propozojë vetëm presidenti i entitetit, ndërsa ky post i ishte hequr Dodikut pasi një vendim i gjyqësorit për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë, u bë i formës së prerë. Ky vendim ia ndalon Dodikut ushtrimin e funksioneve publike për gjashtë vjet.

Disa ditë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, Miniq dha dorëheqje. Si mandatar e propozoi ushtruesja e atëhershme e detyrës së presidentit të RS, Ana Trishiç Babiç, dhe ai më pas u bë sërish kryeministër.

Deputetët e Partisë së Aksionit Demokratik dhe të Frontit Demokratik në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës edhe pas këtij emërimi iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, duke kërkuar që ai të shfuqizohet.

Në ankesën e tyre, ndër të tjera, ata pretendojnë se emërimi i kryeministrit mbi bazën e propozimit të ushtrueses së detyrës së presidentit përbën “shkelje të drejtpërdrejtë dhe të vetëdijshme të parimit të sundimit të ligjit” që burgon nga Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës.

Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës ende nuk ka dal me një vendim për këtë çështje.

Qamil Durakoviç, nënkryetar i RS-së, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të RS-së vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Trishiq Babiq në atë funksion, duke pasur parasysh se Kushtetuta e entitetit nuk e njeh funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentit.

Gjykata Kushtetuese e RS-së më 25 shkurt pezulloi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të emërimit të saj.

 

Marrënga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sulm me dron në një fushë nafte në Abu Dhabi, nuk raportohet për të lënduar
Artikulli tjetër Gërvalla-Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç-in

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.