KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Izraeli pretendon se e ka vrarë shefin iranian të sigurisë, Ali Larijani
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Izraeli pretendon se e ka vrarë shefin iranian të sigurisë, Ali Larijani
AktualeAnalizeBotaFokusPolitike

Izraeli pretendon se e ka vrarë shefin iranian të sigurisë, Ali Larijani

Përditësimi i fundit: 17 Mars, 2026 3:25 pm
252 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz ka pretenduar të martën se shefi i sigurisë i Iranit, Ali Larijani është vrarë në një sulm ajror në Teheran.

Ende nuk është publikuar asnjë provë që e vërteton këtë pretendim.

Nëse konfirmohet, atëherë Larijani do të jetë figura më e lartë shtetërore që vritet pas vrasjes së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, më 28 shkurt, në ditën e parë të sulmeve ajrore të forcave ushtarake amerikane dhe izraelite kundër Iranit.

Irani ka bërë përpjekje që ta hedhë poshtë këtë deklaratë, duke e publikuar atë që është thënë të jetë një dorëshkrim i Larijanit i 17 marsit. Fotografia e dorëshkrimit të tij është publikuar edhe në llogarinë e Larijanit në X – dikur Twitter.

Lajmi për Larijanin ka ardhur pasi ushtria izraelite ka pretenduar se e ka vrarë edhe Gholamreza Soleimanin, komandantin e forcës paramilitare të Iranit, Basij, në valën e njëjtë të sulmeve ajrore ndaj Teheranit më 16 mars.

Kjo deklaratë nuk është mohuar dhe as konfirmuar nga autoritetet iraniane.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu e ka publikuar një fotografi të udhëheqësit shtetëror me përshkrimin: “Kryeministri Benjamin Netanyahu urdhëron eliminimin e figurave të larta të regjimit iranian”.

Ofensivës amerikano-izraelite ndaj Iranit, tashmë në javën e tretë, nuk duket se do t’i ulet intensiteti, pasi sirenat ajrore janë dëgjuar në disa lokacione të Lindjes së Mesme më 17 mars.

Ushtria izraelite ka thënë se është duke shënjestruar “infrastrukturën e regjimit iranian” në valën e fundit të sulmeve nëpër Teheran, si dhe qendrat e lidhura me grupin Hezbollah, të përkrahur nga Irani, të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste.

Ndërkohë, Irani ka vazhduar të lëshojë raketa dhe dronë nëpër Lindje të Mesme, duke pasur në shënjestër edhe Izraelin.

Ngushtica e Hormuzit – nëpër të cilën kalon një e pesta e transporteve botërore të naftës – vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të sulmeve kundër anijeve.

Një dron iranian dhe një raketë është raportuar ta ketë shënjestruar Ambasadën amerikane në Bagdad, sipas zyrtarëve të sigurisë, njëri prej të cilëve i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se “të paktën një dron” është rrëzuar në kompleksin e ambasadës.

Një dron iranian e ka goditur edhe kompleksin e naftës Fujairah në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe, duke shkaktuar zjarr por jo të plagosur, kanë thënë autoritetet lokale më 17 mars.

Për shpërthime është raportuar edhe në Doha, ndonëse Katari ka arritur t’i rrëzojë raketat në ajër.

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka bërë thirrje shteteve në gjithë botën që të ndihmojnë në rihapjen e rrugëve detare për transport të naftës, por disa shtete veç kanë shprehur hezitim.

Sulmet e Iranit ndaj shteteve lidere për prodhim të naftës së papërpunuar nëpër rajonin e Gjirit kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të çmimeve të energjisë në shumë shtete.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Aktorja kosovare nderohet me Oscar
Artikulli tjetër KE-ja konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.