KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lufta me Iranin dominon samitin e BE në Bruksel
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Lufta me Iranin dominon samitin e BE në Bruksel
AktualeAnalizeBotaPolitike

Lufta me Iranin dominon samitin e BE në Bruksel

Përditësimi i fundit: 19 Mars, 2026 11:08 am
103 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Samiti i BE ishte menduar fillimisht të përqendrohej në konkurrueshmërinë e Evropës e si ta përgatisim BE për të ardhmen. Por tani kur çmimet e energjisë po rriten ndjeshëm vëmendja i kushtohet një lufte që zhvillohet 5,000 kilometra larg e që përcakton të enjten (19.03.) samitin e BE. Pasojat e luftës së Iranit po ndihen edhe në Bruksel. Në deklaratën e tij qeveritare, kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një përfundim të shpejtë të luftës.  Por si? Kush ka më qasje te presidenti amerikan, Donald Trumo tani që ai ndihet i braktisur nga evropianët? Trump e quajti shokuese mungesën e mbështetjes për luftën e tij kundër Iranit, duke thënë se kjo nuk do të harrohet.

Efektet e luftës të ndjeshme në BE

Krerët e shteteve dhe qeverive evropiane janë të zënë në një dilemë: nga njëra anë, ata duan që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe nga ana tjetër, duan të përfshihen në të sa më pak të jetë e mundur. Në takimin e parë të krerëve të shteteve dhe qeverive që nga fillimi i Luftës Iran-Irak shtrohet pyetja: A do të flasin të gjithë me një zë dhe do të jenë për vetëpërmbajtje, apo do të ketë disa vende të gatshme të marrin pjesë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit?

Efektet ndikojnë pothuajse në të gjitha vendet e BE-së. Çfarë mund të bëhet në lidhje me çmimet e larta të energjisë? A duhet që kompanitë e naftës t’i nënshtrohen një takse mbi fitimin? Dhe cili është rreziku që paraqesin refugjatët nga rajoni? Këto janë të gjitha tema për diskutimet në samit.

Ukraina pret ndihma në miliarda

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky merr pjesë në takim nëpërmjet lidhjes me video dhe do t’u kujtojë krerëve të shteteve dhe qeverive se sulmet kundër vendit të tij vazhdojnë të pandërprera. Ukraina ka nevojë urgjente për para për  jetën e përditshme dhe për të organizuar mbrojtjen. BE-ja kishte premtuar 90 miliardë euro kredi. Hungaria ka bllokuar shpërndarjen.  Viktor Orbán,  i cili njihet për qëndrimin e tij pro-rus, përballet me zgjedhje në vend; ndryshimi i qëndrimit të tij nuk do të jetë i lehtë.

Lajm i mirë nga ekonomia

Bashkimi Evropian ndodhet mes dy luftërave e vështirë të gjesh ndonjë lajm pozitiv në një klimë të tillë. Por një lajm i tillë vjen, pikërisht nga sektori i biznesit. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen prezantoi rregullat e thjeshtuara për startup-et në BE pikërisht në kohë. Çdo sipërmarrës mund të krijojë një kompani brenda 48 orëve, nga kudo në BE, dhe për më pak se 100 euro, deklaroi ajo në Bruksel. Të dhënat do të ruhen një herë dhe do të transferohen në të gjitha shtetet anëtare. Pavarësisht shumë temave në axhendë, organizatori, Presidenti i Këshillit Antonio Costas, në letrën e tij të ftesës prej dy faqesh pret që samiti të përfundojë brenda një dite. Nëse kjo nuk ndodh krerët e shteteve dhe qeverive në BE i pret një natë shumë e gjatë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Izraeli zgjeron sulmet në Iran
Artikulli tjetër IA po hyn në shkolla: A është Ballkani gati?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Maj, 2026
Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.