KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Instituti i njohur global: Shqipëria, autokraci elektorale si në Rusi dhe Afrikë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Instituti i njohur global: Shqipëria, autokraci elektorale si në Rusi dhe Afrikë
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Instituti i njohur global: Shqipëria, autokraci elektorale si në Rusi dhe Afrikë

Përditësimi i fundit: 19 Mars, 2026 11:58 am
271 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria është shpallur zyrtarisht një diktaturë autoritare.

Kështu thuhet në raportin më të fundit të institutit V-Dem, një nga organizatat më të rëndësishme në planet për çështjet e demokracisë.

Instituti me bazë në Suedi, të cilit i referohen mediat më të mëdha në planet, thekson se Shqipëria ka shënuar rënie në indeksin total të demokracisë, duke u regjistruar si autokraci elektorale.

Kjo konfirmon edhe zyrtarisht farsën elektorale të Edi Ramës në vitin 2025, pasi raporti i referohet atij viti dhe atyre zgjedhjeve.

Shqipëria renditet me vende të tjera afrikane si Somaliland, Zambia dhe Sierra Leone që janë regjistruar si vende diktatoriale.

Ndërkohë në listën e autokracive elektorale janë edhe Rusia dhe Serbia.

Kurse Kosova regjistrohet si demokraci elektorale.

Kjo renditje, që shërben si referencë edhe për institucionet evropiane, vjen në kohën kur BE ka bllokuar integrimin me Shqipërinë për shkak të Edi Ramës.

Por çfarë është autokracia elektorale?

V-Dem shpjegon e qartë se vendi nuk mban zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe nuk ka nivelet e mjaftueshme të lirisë së shprehjes dhe asociimit.

Në praktikë, ky klasifikim e bën Shqipërinë një diktaturë autoritare me maskë demokratike. Nuk është një diktaturë totalitare apo autokraci e mbyllur siç e etiketon V-Dem, sepse qytetarët ende votojnë, por pushteti mbetet i përqendruar dhe zgjedhjet janë farsë.

Votimet nuk janë të një niveli të barabartë për të gjithë aktorët politikë, dhe ndikimi i qeverisë mbi gjyqësorin, mediat dhe administratën publike dobëson mekanizmat demokratikë.

Kjo situatë e vendos Shqipërinë në një shkallë ku demokracia ekziston vetëm në formë, ndërsa realiteti politik reflekton kontroll të fortë dhe kufizim të lirisë politike dhe qytetare.

Instituti V‑Dem (Varieties of Democracy Institute) është konsideruar një institucion studimor shumë i rëndësishëm për studimin e demokracisë dhe sistemeve politike në botë.

V‑Dem publikon një nga setet më të mëdha dhe të detajuara të të dhënave mbi demokracinë, me qindra indikatorë që masin jo vetëm zgjedhjet, por edhe lirinë e mediave, sundimin e ligjit, të drejtat civile, përfshirjen qytetare etj. Këto të dhëna mbulojnë qindra vende dhe dekada historike.

Të dhënat e V‑Dem përdoren gjerësisht nga studiuest e shkencave politike, ekonomisë, sociologjisë dhe organizata ndërkombëtare për të analizuar demokracinë, për të krahasuar regjime dhe për të monitoruar trendet globale.

Shkencëtarë e kanë quajtur V‑Dem “ofruesin më të rëndësishëm të të dhënave cilësore për demokracinë”.

V‑Dem ka një rrjet ekspertësh në mbi 180 vende që kontribuojnë në mbledhjen e të dhënave, duke e bërë dataset‑in mjaft gjithëpërfshirës dhe të besueshëm.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Industria në vend vazhdon rënien e fortë, vetëm ndërtimi rritet
Artikulli tjetër Joseph: Kosova në NATO do detyronte Serbinë të pranonte realitetin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.