KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria, ndër vendet që ka më pak varësi energjetike në Europë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria, ndër vendet që ka më pak varësi energjetike në Europë
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Shqipëria, ndër vendet që ka më pak varësi energjetike në Europë

Përditësimi i fundit: 19 Mars, 2026 1:17 pm
307 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në vitin 2024, Bashkimi Europian mbeti thellësisht i varur nga energjia e importuar, me një normë varësie prej 57%, çka do të thotë se gati 6 në 10 njësi energjie të konsumuara në BE vijnë nga jashtë kufijve të saj.

Kjo varësi matet si raporti mes importeve neto dhe konsumit total të energjisë, duke reflektuar një dobësi strukturore të ekonomisë europiane ndaj tregjeve ndërkombëtare të energjisë.

Megjithatë, kjo varësi nuk shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme mes vendeve anëtare. Ekstremet janë të dukshme: vende të vogla dhe pa burime të brendshme energjie si Malta (98%), Luksemburgu (91%) dhe Qipro (88%) varen pothuajse tërësisht nga importet.

Në krahun tjetër qëndrojnë vende si Estonia (5%), Suedia (27%) dhe Letonia (29%), të cilat kanë arritur të mbështeten më shumë në prodhimin vendas, përfshirë burimet e rinovueshme dhe energjinë bërthamore.

Në anën tjetër të spektrit, disa vende kanë arritur të kufizojnë ndjeshëm varësinë, si Estonia (4.6%), Suedia (26.5%), Finlanda (33.0%) dhe Letonia (29.3%), falë një kombinimi të burimeve vendase, energjisë së rinovueshme dhe politikave më të qëndrueshme energjetike.

Ndryshime të forta vihen re edhe në disa ekonomi të mëdha. Gjermania ka rritur varësinë në 66.8%, ndërsa Franca e ka ulur në 41.7%. Holanda paraqet një nga rritjet më të ndjeshme, duke kaluar nga një nivel relativisht i ulët në 2004 në 69.3% në vitin 2024, ndërsa Polonia është rritur ndjeshëm në 45.7%.

Në vitin 2024, kategoria kryesore e produkteve energjetike të importuara nga BE ishte nafta dhe produktet e naftës (përfshirë naftën bruto, që përbën pjesën më të madhe), duke zënë 67% të importeve energjetike në BE. Ajo pasohej nga gazi natyror (24%), lëndët djegëse fosile të ngurta (4%), energjia elektrike (3%) dhe burimet e rinovueshme (2%).

Sa i përket burimit të produkteve, pjesa më e madhe e naftës dhe produkteve të naftës u importua nga Shtetet e Bashkuara (16%), ndërsa gazi natyror erdhi kryesisht nga Norvegjia (30%). Ndërkohë, pjesa më e madhe e importeve të lëndëve fosile të ngurta (kryesisht qymyr) u sigurua nga Australia (31%).

Jashtë BE-së, Norvegjia shfaq një varësi negative shumë të lartë (-677%), duke reflektuar rolin e saj si eksportues i madh energjie.

Shqipëria ka varësi të ulët energjetike, ndryshe nga rajoni, nga nafta bruto

Raporti përfshin të dhëna dhe për Shqipërinë. Në vitin 2024, vendi rezulton një nga shtetet me varësi më të ulët energjetike, me 27.3%, ndërsa një vit më parë treguesi ishte më i lartë prej 47.7%.

Shqipëria ndikohet pozitivisht nga fakti që është një eksportues i naftës, megjithëse nafta që nxirret në vend është e rëndë dhe shitet kryesisht për bitum dhe nuk arrin të përdoret në raste krizash, siç po ndodh së fundmi, duke e lënë vendin realisht të varur nga importet e karburantit për konsum të automjeteve.

Psh, varësinë nga importet e naftës, Shqipëria e ka 40%, ndërsa pjesa më e madhe e vendeve të Europës e kanë 100%. Ndërsa varësinë nga nafta bruto, Shqipëria e ka -407%, pasi është një eksportuese e këtij produkti.

Rajoni ka një varësi më të lartë energjetike. Maqedonia e Veriut (65.3%), Serbia (40.8%), Mali i Zi (33.0%) mbeten më të ekspozuara ndaj importeve. Në nivele të ngjashme me Shqipërinë paraqitet dhe Bosnja dhe Hercegovina (27.8%). Të dhënat e Kosovës, që janë të disponueshme për vitin 2023, tregojnë gjithashtu një varësi të ulët energjetike, me 27.1%.

Sipas metodologjisë së Eurostat, norma e varësisë energjetike është një tregues që mat se në çfarë mase një vend apo rajon mbështetet te burimet e jashtme për të plotësuar nevojat e tij për energji. Çdo vend tjetër në botë, përfshirë edhe vendet e BE-së, konsiderohet burim i jashtëm energjie.

Varësia energjetike përkufizohet si raporti ndërmjet importeve neto të energjisë (importet minus eksportet) dhe konsumit total të energjisë (energjia bruto e disponueshme) të një vendi ose rajoni.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Katërfishohen të ardhurat nga taksat lokale
Artikulli tjetër Ministria e Mbrojtjes e Serbisë në shënjestër të hakerëve shtetërorë rusë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.