KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Diellorët zbresin me këmbë në tokë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Diellorët zbresin me këmbë në tokë
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionZhvillim

Diellorët zbresin me këmbë në tokë

Përditësimi i fundit: 25 Mars, 2026 12:34 pm
96 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Nga Klodian Tomorri

Shqipëria zhytet shpesh në situata të euforisë kolektive. Vite më parë, në qeverinë e Partisë Demokratike, bizneset dhe sekserët u vërsulën masivisht drejt hidrocentraleve, teksa për çdo përrua të vendit mbiu nga një liçencë HEC-i. E gjitha u bë aq komike saqë shumë shpejt liçencat nisën të tregtoheshin si të ishin komoditete burse.

Pas hidrocentraleve të rrëkeve u erdhi radha kullave të larta. Edhe këtu grotesku arriti kulmin, teksa vendi më i varfër i Europës u bë punëdhënësi më i madh i arkitektëve në botë dhe projektoi kate kullash më shumë se e gjithë Europa bashkë. Por ashtu si një pjesë e madhe e liçencave të hec-eve edhe projektet e kullave ngelën në letra bakalli. E megjithatë Shqipëria nuk zë mend.

Euforia u përsërit. Sërish në tregun e energjisë së rinovueshme, ndonëse këtë herë fronti i ri është ai i energjisë diellore.

Dielli nuk mjafton
Aplikimet për parqe diellore duhet të kenë kaluar sakaq 10 mijë mega fuqi të instaluar, ndërsa ato të miratuarat duhet të kenë shkuar aktualisht mbi 2 mijë mega. Paralelisht anembanë Shqipërisë fshatarëve po u merren tokat nga euforia e diellit, teksa liçencat vijojnë pa ndërprerje.

Por teksa rendja vazhdon, ata që hynë të parët në këtë biznes janë tashmë duke u përballur me realitetin, jo aq rozë. Dhe shifrat janë vrasësi më i mirë i euforisë. Në mbledhjen e radhës të Entit Rregullator u shqyrtuan kërkesat e tre kompanive që kanë ndërtuar parqe diellore për modifikimin e liçencave të tyre.

EZ-5 Energy, kompania e zotëruar nga Edmond Ademaj ka aplikuar për ndryshimin e liçencave në dy parqet e saj fotovoltaike me kapacitet 30 mega dhe 10 mega. Nova Solar System e Ilir Shtufit dhe Agim Zeqos, po ashtu ka aplikuar për modifikimin e liçencës për parkun e saj 50 mega në Sheq Marinas të Fierit.

Të dyja kompanitë kërkojnë modifikimin e liçencës, jo për të shtuar kapacitetin, por për të investuar në depozitimin e energjisë që prodhojnë. Arsyeja janë çmimet.

Parqet fotovoltaike prodhojnë energji gjatë ditës, kur kërkesa për këtë produkt është e ulët dhe çmimi bie në minimum. Aktualisht çmimi neto i energjisë së shitur nga diellorët luhatet në intervalin 10-15 euro për mega. Këto çmime i bëjnë parqet fotovoltaike një biznes që kërkon vite të tëra për të shlyer investimin.

Përgjithësisht kosto e ndërtimit të një parku diellor luhatet tek 1 milionë euro për mega të instaluar. Pra një park diellor me fuqi 50 mega kërkon rreth 50 milionë euro investim. Por me çmimet në nivelet 10-15 euro për mega ai mund të gjenerojë maksimalisht 1 milionë euro të ardhura në vit.

Investime dyfish dhe rreziku i bankave
Kjo është arsyeja se pse tashmë bizneset e parqeve diellore po rendin drejt depozitimit përmes teknologjisë së baterive. Por kjo nuk është pa kosto. Investimi në bateri kërkon përafërsisht të njëjtën sasi parash sa ndërtimi, çka do të thotë dyfishim i investimit.

Kompanitë që kanë fuqinë financiare do të shkojnë drejt depozitimit për të optimizuar shitjen e energjisë gjatë orareve kur çmimi është i leverdishëm. Të tjerët, të cilët nuk e kanë këtë fuqi rrezikojnë të përballen me dështimin e biznesit të tyre.

Ky është një risk, i cili amplifikohet më shumë edhe nga fakti se Shqipëria nuk ka infrastrukturën e linjave që do të garantonin tregtimin e energjisë në tregjet e huaja. Me pak fjalë, euforia e diellit po zvenitet në heshtje dhe investitorët po zbresin me këmbë në tokë.

Por kjo rrezikon disa pasoja. Nëse tek kullat, risku në sistemin financiar ishte i kufizuar për shkak se bankat ndenjën larg kreditimit të tyre, në rastin e parqeve diellore nuk është ashtu. Pjesa dërrmuese e parqeve diellore janë ndërtuar ose po ndërtohen me kredi bankare.

Kompanitë të cilat nuk e kanë fuqinë të rezistojnë apo të investojnë drejt teknologjive që optimizojnë të ardhurat do ta kenë të vështirë të mbijetojnë në tregun që gjeneroi euforia më e fundit kolektive në Shqipëri. Dhe sistemi financiar do të marrë faturën e tij të kredive jo performuese.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Paketa e Maleve”, pa inventar pronash
Artikulli tjetër Tradhti në tregjet e kontratave të së ardhmes

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.