KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në kulmin e krizës, shteti i shet 2.3 milionë litra naftë (të cilësisë së lartë) kompanisë Gega Oil
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Në kulmin e krizës, shteti i shet 2.3 milionë litra naftë (të cilësisë së lartë) kompanisë Gega Oil
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Në kulmin e krizës, shteti i shet 2.3 milionë litra naftë (të cilësisë së lartë) kompanisë Gega Oil

Përditësimi i fundit: 1 Prill, 2026 10:05 am
48 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Në kulmin e krizës së çmimeve të naftës dhe debatit për lehtësimin e barrës fiskale mbi qytetarët dhe bizneset, shteti shqiptar ka shitur sëfundmi në ankand rreth 2.3 milion litra naftë të sekuestruar me një çmim minimal, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e menaxhimit të kësaj pasurie, tashmë publike.

Sipas dokumentacionit të konsultuar nga skyweb.al, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka zhvilluar sëfundmi një ankand, përmes së cilit është shitur një sasi prej 1,966 tonësh naftë detare (gasoil 1000 PPM), i sekuestruar më herët me vendim gjykate ndaj një subjekti privat.

Nafta në fjalë është karburant i cilësisë më të mirë.

Nafta, e cila ndodhej e depozituar në Porto Romano po në depozitat e Gega Oil, është shitur me një vlerë totale prej 50,877,600 lekësh pa TVSH, që përkthehet në rreth 21.7 lekë për litër, një çmim shumë herë më i ulët se ai i tregut.

Në vend që kjo sasi të përdorej si një instrument për të amortizuar efektet e rritjes së çmimeve, duke ndikuar qoftë edhe pjesërisht në uljen e kostos për konsumatorët, shteti ka zgjedhur ta “falë” atë duke e shitur me një çmim minimal.

Blerësi rezulton të jetë po kompania Gega Oil Group, në depot e së cilës ndodhej edhe vetë nafta.

Kjo do të thotë se kompania nuk ka pasur kosto shtesë logjistike apo transporti.

Pasi të hidhet në treg, kësaj nafte do t’i shtohen detyrimet fiskale, përfshirë akcizën, TVSH-në dhe taksën e qarkullimit, duke bërë që çmimi final për konsumatorët të arrijë në 218 lekë për litër sipas çmimeve të Bordit.

Kjo situatë krijon një kontrast të fortë: Nga njëra anë, shteti shet një pasuri publike me rreth 21.7 lekë për litër, ndërsa nga ana tjetër, qytetarët e blejnë të njëjtin produkt në treg me një çmim disafish më të lartë.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Sa paguhet një president në kohë lufte? Zelenskyy publikon pagën e tij

“Territorialja” në tryezë, ndizen tensionet

Hendek i madh me BE-në, paga për orë pune në Shqipëri 5 Euro

Rrjeti i fshehur i mbetjeve toksike

Përse diskriminojmë në Shqipëri, nga invaliditetit, tek raca dhe orientimi seksual, Tirana në krye

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rrjeti i fshehur i mbetjeve toksike
Artikulli tjetër Hendek i madh me BE-në, paga për orë pune në Shqipëri 5 Euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbrojtësi i të dhënave personale u kërkon taksive dhe spitaleve, të fshijnë të dhënat tona personale
Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 1 Prill, 2026
Çmimet e larta të karburantit, konsumatorët dynden drejt automjeteve elektrike
Analize Ekonomi Sociale Zhvillim 1 Prill, 2026
Presidentja Osmani dekoron futbollistët e Kosovës
Aktuale Kryesore Politike Rajoni Sociale Sporti 1 Prill, 2026
Deklarohet fajtor një i pandehur për korrupsion në zgjedhje
Aktuale Fokus Kryesore Politike Sociale 1 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.